Dhuna në Zvërnec/ Këlliçi: Shqipëria nuk mund të trajtohet si plaçkë personale e Edi Ramës

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i ftuar në emisionin "A Shoë" në Syri TV me Adi Krastën, ngriti akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me projektin e investimit në Zvërnec dhe mënyrën se si, sipas tij, po administrohen pasuritë publike dhe zonat e mbrojtura në vend.
Këlliçi u ndal te përplasjet e fundit në zonë, duke dënuar dhunën ndaj protestuesve dhe duke kërkuar transparencë të plotë për procedurat e ndjekura në këtë projekt.
Sipas deputetit demokrat, përgjegjësia kryesore për situatën e krijuar bie mbi qeverinë dhe vetë kryeministrin, të cilin e akuzoi se po favorizon interesa të caktuara në dëm të interesit publik.
Këlliçi argumentoi se mungesa e transparencës mbi pronësinë, lejet dhe procedurat ligjore ka shtuar dyshimet e qytetarëve, ndërsa theksoi se mbrojtja e trashëgimisë natyrore, kulturore dhe e sovranitetit kombëtar duhet të jetë mbi çdo interes politik apo ekonomik.
Lexo edhe
POLITIKE
Mbyllet protesta e tretë masive në Tiranë. Qytetarët refuzojnë thirrjen e Ramës për dialog dhe kërkojnë dorëheqjen e tij

“Rama në burg, Balluku në burg!”- Banorja e Rrjollit shpërthen në protestë: Ish-zv.kryeministrja duhet të ishte në qeli dhe jo të firmost...

Rama të vetëve: Çdo socialist ka 1001 arsye të thotë ‘të dhjefsha partinë’, por PS s'është për qoka

Në 35-vjetorin e PS, Rama “lan duart” me Veliajn: Nuk kërkojmë lirimin e tij

Media italiane: Presidenti i KE-së kërkon më shumë luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri

Rama sfidon hapur BE-në: Vlerësoj patronazhistët me në krye shokun Gramoz Ruçi

Dorëheqje e qeverisë dhe anulim i Paketës së Maleve! Protestuesit rendisin kërkesat për Ramën

Protesta për Zvërnecin/ Të rinjtë hipin në shkallët e Kryeministrisë, ndërhyn policia





