Gjatë një interviste në emisionin “TASK FORCE” në Syri TV, aktivisti Andi Tepelena ka folur për zhvillimet e fundit pas protestës së zhvilluar para Parlamentit, duke deklaruar se rreth 30 persona janë ndaluar nga policia.
Sipas tij, pjesa më e madhe e të ndaluarve ndodhen në Komisariatin Nr. 3 në zonën e Mine Pezës, ndërsa disa prej tyre po asistohen nga avokatë dhe persona që po ndihmojnë me procedurat ligjore. Tepelena u shpreh se një pjesë e tyre pritet të lirohen brenda disa orësh, ndërsa të tjerë do të paraqiten në gjykatë.
Ai e cilësoi ndërhyrjen e policisë si “të paprecedentë”, duke pretenduar se gjatë protestës është përdorur gaz lotsjellës dhe spray për shpërndarjen e turmës. Sipas tij, protestuesit kanë qenë paqësorë dhe kanë shprehur kundërshtimin ndaj përbërjes së Parlamentit dhe mënyrës së funksionimit të institucioneve.
“Ka pasur provokime nga policia dhe një përdorim force të tepruar ndaj qytetarëve,” u shpreh ai, duke shtuar se protestuesit, janë trajtuar me dhunë fizike gjatë shoqërimeve.
Në deklaratën e tij, Tepelena ngriti gjithashtu akuza të forta ndaj qeverisë, duke e cilësuar atë si të kapur dhe duke u shprehur se problemet ekonomike, emigracioni dhe mungesa e drejtësisë janë ndër arsyet kryesore të pakënaqësive qytetare.
Ai theksoi se protestat do të vijojnë në mënyrë paqësore, duke deklaruar se kërkesat kryesore lidhen me ndryshime në sistemin elektoral dhe krijimin e një qeverie teknike, për të garantuar zgjedhje të barabarta dhe funksionim më të mirë të institucioneve.
Tepelena:
Janë rreth 30 të ndaluar, pjesa më e madhe ndodhet këtu tek komisariati tre, tek Mine Peza. Di që po asistohen nga avokatë, miq që po i ndihmojnë për procedurat përkatëse. Disa do dalin shpejt, besoj brenda 5 orëve, disa të tjerë do paraqiten në gjykatë. Është një gjë, është një dhunë e paprecedentë që ka ndodhur sot. Unë kam qenë dëshmitar që në momentet e para kur është provokuar nga policia turma me spray, në mënyra të ndryshme për të larguar turmën, për ta provokuar.
Njerëzit kanë qenë shumë paqësorë, pra kanë dëshmuar mënyrën shumë paqësore me mesazhet e tyre, që nuk janë dakord me këtë parlament, nuk përfaqësohen nga këta deputetë. Një pjesë e mirë e tyre janë të zgjedhur nga bota e krimit, dhe ky është një frustrim i madh për të gjithë parlamentin dhe për klasën politike. Por provokimet që erdhën nga ana e policisë, ndodhi një moment që nuk e mendonte askush. Pra siç na njoftuan nga brenda parlamentit, një grup ministrash donin të hanin bukë.
Është fare banale, të shkonin të hanin bukë, ndërkohë që ne hanim gazin lotsjellës apo spray, ata donin të hanin bukë, dhe si duket për ta rruga ishte e zënë. Dhe në atë moment nuk e di po ngambin me skafandra, me ato ndërhyrjet e shpejta të policisë domethënë, sikur ne ishim, ja 2000 protestues, ndërkohë ishin më shumë, pjesa më e madhe ishin gra, njerëz familjarë, njerëz paqësorë, qytetarë.Dhe filluan t'i ngrenë zvarrë. Zgupthi. Ishin ulur në shesh si një lëvizje gandiste, dhe i ngritën me një agresivitet të paparë.
Nga sa na thanë ka qenë një urdhër i Ulsi Manjës, dikush thotë i Taulant Ballës, pra janë politikanë që po sillen si gangsterë, si hetues. Për fat të keq, ti e di shumë mirë që unë jam që në '90, dy korrikun, nga ata të ikurit e dy korrikut, dhe më kujton skenat kur partia shtet atëherë ushtronte dhunë, përdorte metodat e sigurimit të shtetit për të frikësuar, shantazhuar qytetarët që mos ngriheshin në protestë. Pra janë ato momente kur një regjim lëngon, është në rënien e tij, në pikiatë, dhe përdor çdo lloj mjeti, çdo lloj shantazhi, presioni, për të frikësuar qytetarët. Unë kështu e kam lexuar dhe kam një ndjenjë frustrimi pas 36 vjetësh, më duket sikur më rikthehen sërish këto skena kur regjimi bënte çdo përpjekje për të frikësuar njerëzit. Është një moment reflektimi, patjetër që është dhe një moment frustrimi për mua personalisht sepse gjendemi në një pozitë ku akoma kemi probleme të pazgjidhura. Çështjet ekonomike, shqiptarët ikin, jo më siç ikën atëherë 5000, po ikin 10 fish. Pra njerëzit akoma janë me problemet e tyre ekonomike, me çështjet e drejtësisë, të ligjit. Kemi një shtet i cili ka kapur të gjitha pushtetet, të gjitha institucionet, pra një parti shtet. Qytetarët nuk gjejnë drejtësi.
Dhe duhet thënë që qytetarët që kanë dalur në atë shesh, kanë dalur për drejtësi, që të bëhet drejtësi. Dhe kjo nuk e ka fjalën për një drejtësi popullore si koha e Hoxhës, ku tërhiqnin prej flokësh Musine Kokalarin apo e tërhiqnin zvarrë, por ne jemi aty që të bëhet drejtësi nga organet e drejtësisë. Dhe kjo është ajo që kërkohet nga njerëzit, nga shqiptarët e drejtë, sepse këtu mungon drejtësia në këtë vend. Nuk zgjidhin çështjet e pronësisë, nuk zgjidhin çështjet që kanë të bëjnë me mirëqenien e tyre. Dhe kjo po prodhon një konflikt civil, konflikt civil. Dhe shkaku e ka duke filluar edhe nga zgjedhjet që në këtë vend nuk kemi akoma zgjedhje të lira, zgjedhje të barabarta, vota nuk është akoma e lirë. Dhe kemi deputetë që zgjidhen nga një sistem i deformuar elektoral, pra nuk janë deputetë që përfaqësojnë askënd. Shqiptarët nuk i njohin sot deputetët e tyre, kjo është e vërteta. Dhe të gjithë çështjet që kanë të bëjnë pastaj me banditizmin, me kriminalizimin e shoqërisë.
Sot kemi një sistem arsimor të rrënuar, shëndetësi të rrënuar, pra shërbimet publike janë në pikën më të ulët. Kemi hapësira publike që zihen, sot shqiptarët nuk kanë akses të lirë në plazhet publike. Jemi në kulmin e vapës dhe sot mendojnë akoma shqiptarët se si t'i bëjnë pushimet në Greqi apo në Turqi, dhe kjo është kulmi i kulmit. Janë të gjitha këto probleme që zverku, zverresi ishte shkëndija le të themi, pika ku derdhet gota. Dhe kjo pastaj solli një reagim mbarëkombëtar dhe aty janë të gjithë shtresat e shoqërisë, gjithë segmentet e shoqërisë, grupet e interesit. Janë qytetarë të thjeshtë të këtij vendi që nuk i intereson shumë partia se cila parti është në pushtet, duan një jetë normale, për fëmijët e tyre të kenë hapësira publike, ku të luajnë fëmijët e tyre dhe mos të detyrohen të ikin të emigrojnë. Kemi një rini e cila është vetëvrarë...Projeksioni, protesta e sotme para parlamentit që ishte simbolike, kishte rëndësinë e vet, sepse nxorri në sytë e shqiptarëve se sa e dhunshme është kjo qeveri.
Sa i dhunshëm është regjimi. Pra kur përdor shkopin e gomës ndaj qytetarëve të pambrojtur që i përdorin vetëm një miell apo një kokërr vezë në formë simbolike, si protestë, kur përdorin dhunën, kur gjakosin qytetarë të pafajshëm, i kanë dërmuar dje, i kanë gjymtuar sot. Tregohet në sytë e shqiptarëve se sa e dhunshme është kjo qeveri për të mbrojtur pushtetin e tij. Ky është aspekt, por thashë, ne do ta vazhdojmë në mënyrën tonë, filozofinë tonë shumë paqësore, siç i kemi nisur ditët e para, sepse të tillë jemi. Nuk duam dhunë, nuk duam shkatërrim të institucioneve, nuk duam kaos, nuk duam anarki.
Duam stabilitet, duam institucione të forta dhe politikanë, parlament të përgjegjshëm. Kjo është ajo që kërkon gjithë sheshi. Ndaj dhe pikat që ne kemi rreshtuar, pikërisht në këtë aspekt janë, në këtë filozofi. Krijimi i një qeverie teknike, bërja e mundur e një ligji elektoral, kodi të ri elektoral, që të garantojë zgjedhje të barabarta, votë të barabartë. Rruga është e gjatë, është komplekse, sepse është një regjim i cili si ajo kafsha e lënduar e cila në momentet e fundit përpiqet të bëjë çmos që të kapet.Dhe mund të egërsohet, por ne do vazhdojmë. Dhunës do t'i përgjigjemi me qytetari. Patronazhistëve do t'i përgjigjemi me qytetarë të denjë dhe qytetarë të qetë. Kaq është, kjo është forca jonë morale. Ne nuk ushtrojmë dhunë.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
2 Korrik18:37
Nga AP te Reuters, mediat ndërkombëtare raportojnë dhunën policore në protestë: Përdori gaz lotsjellës
Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë protestës së zhvilluar sot para Parlamentit, përplasjeve mes qytetarëv...
POLITIKE
2 Korrik18:09
Gjermanët tjetër "shuplakë" Ramës: Zemërimi qytetar jo ndaj Kushnerit, por kundër keqqeverisjes!
Gjermanët i kanë dhënë një tjetër goditje të fortë Edi Ramës.
Pas raportimeve se Berlini nuk e mbështet Samit...
POLITIKE
2 Korrik18:03
Zv/Presidenti i PE reagon për dhunën e policore ndaj qytetarëve: E papranueshme
Zëvendës presidenti i Parlamentit Europian Nicolae Ștefănută, njëherashi edhe eurodeputet ka reaguar ashpër ndaj dhunës policore me urd...
POLITIKE
2 Korrik18:02
VIDEO/ Aktivistja 'tërbon' deputetin e PS, Ceno Klosin: O ushtari i Ballukut, iken si miush
Një prej aktivisteve “iu qep”, Ceno Klosit, teksa ky i fundit u largua nga parlamenti dhe për t’i shpëtuar turmës u fut ...
POLITIKE
2 Korrik18:01
Teliti zgjidhet anëtar i Kryesisë së PD: Falënderim për besimin, përgjegjësi për të ardhmen
Këshilltari për çështjet ekonomike në Partinë Demokratike, Dorian Teliti, ka bërë të ditur se është zgj...
POLITIKE
2 Korrik17:55
Dhuna e policisë ndaj protestuesve/ Koçeku: Kur argumentet i mbarojnë një shteti, mbesin vetëm shkopi i gomës, prangat dhe çizmja e policit
Deputetja e larguar nga radhët e socialistëve Marjana Koçeku ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me dhunën e ushtruar sot nga polici...
POLITIKE
2 Korrik17:18
“Policia merr urdhra politikë”/ Avokati-Ramës: Liro protestuesit, ose do të shkaktosh revoltë!
Avokati Alban Duraj foli nga Komisariati nr.4 në kryeqytet, ku po mbahen disa prej aktivistëve të arrestuar sot gjatë përplasjeve te pa...
POLITIKE
2 Korrik16:27
Përplasjet para Parlamentit/ Agron Shehaj: Protesta nuk ndalet deri në largimin e Ramës dhe qeverisë, duhet të dalin para drejtësisë
Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj ka reaguar duke e quajtur të papranueshme sjelljen e deputetëve dhe ministrave socialistë q&eu...
POLITIKE
2 Korrik16:11
“Vendos mandatin tim në dispozicion”, deputeti Artan Luku propozon 3 reforma të menjëhershme
Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë Artan Luku i bën thirrje parlamentit dhe kolegëve të tij të mos injorojnë më...
POLITIKE
2 Korrik12:27
“La Libre”: Rama gjithnjë e më i izoluar, protestat trondisin regjimin në Shqipëri
Gazeta belge La Libre i ka kushtuar një artikull zhvillimeve të fundit në Shqipëri, duke pohuar se protestat po marrin përmasa gjithn...