"Dhuratë e madhe"/ Shqiptarët mbushin sheshet prej 86 ditësh, Rama: Protesta na ka sfiduar realisht

Kryeministri Edi Rama, në një video të shpërndarë në rrjetet sociale pas takimit të zhvilluar në Pogradec që ka zgjatur prej 9 orësh, është shprehur se opozita aktuale nuk ka arritur të sfidojë kurrë mazhorancën.
Megjithatë ai e ka pranuar se protesta qytetare që po vijon prej tashmë 86 ditësh, ku thirrja dhe kërkesa kryesore është dorëheqja e tij, ka qenë e vetmja që ka sfiduar realisht këtë qeveri.
Edi Rama: E kuptoj shumë mirë që çfarë ka ndodhur në këtë periudhë ka gërryer një pjesë të një lumi të kësaj qeverisjeje dhe të raportit të qytetarit me shtetin, me qeverisjen, por jam i bindur se, siç e kam thënë që në krye të herës, ata që do të dalin më të fortë nga kjo vorbull do të jenë qytetarët.
Qeverisja do të përmirësohet dhe duhet të përmirësohet, sepse në të kundër nuk ka asnjë arsye te vazhdojë. Ka qenë e vërtetë një dhuratë ajo që ka ndodhur, për të fituar atë që na ka munguar për një kohë të gjatë, se nuk kemi pasur një opozitë që të na sfidojë realisht dhe kjo protestë na ka sfiduar realisht. Jo kjo që vazhdon, se kjo që është, nuk kam interes të flasë. Është një konglomerat që ka të gjithë të drejtën e vetë të vazhdojë të ekzistojë dhe, për sa kohë ka, të gjithë karburantin që të ekzistojë. Ne nuk na mjaftojnë ato që janë bërë.
Dua vetëm të mos harroni një gjë të gjithë. Shqipëria nuk ka qenë kurrë më mirë, nuk ka qenë kurrë më e vlerësuar, e mbështetur në mundësi reale për të bërë më shumë dhe kjo ka një arsye themelore, sepse Shqipëria nuk ka qenë më një vend në shitje, sepse nuk ka vend në shitje dhe në shitje që mbështet, që shton mundësitë për njerëzit e vetë dhe që rritet çdo ditë. Të gjitha përpjekjet i kemi bërë dhe do të vazhdojmë t’i bëjmë. Kam dhe një merak tjetër.
Lexo edhe
POLITIKE
Pensionistët përdoren për propagandë/ Luan Baçi: Një rrugë me çakull shitet si adhurim ndaj Ramës

“Nga Bashkëqeverisja te Pasqyra e Shqipërisë”, Zhupa: Edi Rama është bërë i pariciklueshëm, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen dhe qeveri tra...

FOTO/VIDEO- Rama ndërron sërish makinën. Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Përfundon blloku i parë i takimit të Ramës, kush janë 3 ministrat që kanë raportuar

VIDEO/ Takimi me ministrat në Pogradec, Rama nxjerr pamjet, ja çfarë mendimi ka Diella për Mirela Kumbaron

“Rama çdo natë sheh veten në qeli dhe Lubinë pentito”, Berisha ironizon: ‘Pasqyrat’, ‘Diellat’ janë mashtrime, kryeministri i marrë fund...

A do të ketë lëvizje në qeveri në vjeshtë? Berisha: Asnjë ndryshim te “Balluku BIS” s’mashtron dot shqiptarët! Rama të japë dorëheqjen!...

“Rama zbuloi se aksionet 40 % të kompanisë turke janë për të dhe Ballukun”/ Berisha për aeroportin e Vlorës: Janë aksionerët e vërtetë, p...





