Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia
POLITIKE

Diaspora ngrihet kundër qeverisë, pamje nga tubimi në Firence, protestuesit: Rama ik, kriminel...

P
Piranjat 6 June 2026, 11:42 · 2 min lexim
Diaspora ngrihet kundër qeverisë, pamje nga tubimi në Firence,

Vala e indinjatës qytetare kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama ka kapërcyer kufijtë e Shqipërisë, duke u shndërruar në një lëvizje ndërkombëtare që ka përfshirë diasporën.

Prej gjashtë ditësh, teksa sheshi "Skënderbej" në Tiranë nuk gjen qetësi, jehona e revoltës ka mbërritur në metropolet kryesore të Evropës, Amerikës së Veriut dhe më gjerë.

Qytete si Berlini, Stokholmi, Nju Jorku, Londra dhe Toronto janë bërë vatrat e një qëndrese të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit. Pamjet e drejtpërdrejta nga Piazza della Signoria në Firence të Italisë, flasin vetë.

Dhjetëra shqiptarë, janë mbledhur në një zë të vetëm. Të shoqëruar nga fëmijë e familjarë, ata këndojnë himnin kombëtar dhe dëgjohen teksa thërrasin njëzëri thirrje si "Rama ik", "Kriminel" dhe "Shqipëria e shqiptarëve". Nuk ka ndarje, nuk ka dallime; i vetmi flamur që valëvitet është ai kuqezi. 

"Nuk mund të rrinim në shtëpi teksa shihnim bashkëkombësit tanë duke u tërhequr zvarrë vetëm sepse kërkojnë të mbrojnë shtëpitë dhe tokat e tyre," u shpreh një nga protestueset.

Ajo theksoi se kjo është një revoltë qytetare për të mbrojtur pasuritë natyrore të Shqipërisë nga korrupsioni dhe oligarkia, duke e cilësuar natyrën shqiptare si një "diamant të Evropës" që po shkatërrohet nga interesat personale të pushtetarëve.

Protestës në Firence i janë bashkuar edhe qytetarë italianë e amerikanë, si dhe shoqata të rëndësishme mjedisore si "Legambiente" dhe "Fridays for Future". 

Pas Firences, organizimet kanë vazhduar në Bolonja e Milano, ndërsa një peticion i diasporës po qarkullon masivisht.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.