Diaspora shqiptare proteston kundër Ramës edhe në Vjenë, aktivistja: Mbështesim kërkesat e protestuesve

Ndërsa në Tiranë pritet të zhvillohet protesta e 22-të radhazi kundër qeverisë së Edi Ramës, shqiptarët e diasporës kanë vijuar mobilizimin edhe në Europë. Një tubim solidarizues u mbajt në Vjenë, ku dhjetëra shqiptarë shprehën mbështetjen e tyre për protestuesit në Shqipëri.
Emanuela Zaimi, pjesëmarrëse në protestë, deklaroi se kërkesat e diasporës janë të njëjta me ato të qytetarëve që po protestojnë në Tiranë.
“Ne jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri. Thirrjet tona janë të njëjta me të tyret”, u shpreh ajo gjatë një lidhjeje të drejtpërdrejtë nga kryeqyteti austriak.
Zaimi hodhi poshtë gjithashtu pretendimet për prapavija politike apo interesa të tjera pas protestave të diasporës, duke theksuar se qëllimi i tyre është vetëm mbrojtja e interesave të Shqipërisë.
“Diaspora mbron vetëm interesat e Shqipërisë. Kjo protestë është në mbrojtje të vendit tonë”, deklaroi ajo.
Lexo edhe
POLITIKE
22 ditë protestë/ Aktivistja: Nuk ka dialog me Ramën, vetëm dorëheqje!

Televizioni publik austriak ORF: Protestat e rrëzuan imazhin që Rama kishte në Perëndim

Në orën 19:00 do të mbahet protesta e 22-të në Tiranë, pritet pjesëmarrje masive e Diasporës! Kërkohet dorëheqja pa kushte e Ramës...

Protestat, Malaj: Kur rinia dhe diaspora bashkohen, produkti është rënia e pashmangshme e regjimit

NYTimes: Shqiptarët në revoltë kundër kastës politike, jo kundër Trump

“Dorëzohet” edhe Berat Buzhala: Shumica po protestojnë me të drejtë!

Berisha: Rama e sheh protestën e qytetarëve si Vaterlonë e tij, të largohet dhe të përballet me drejtësinë

Ditmir Bushati: Shqipëria meriton më shumë!





