Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Grabitja e Pronave, tenderat në Ukrainë zbulojnë skemën Rama-Yeffet Skema KAYO u kopjua nga Nigeria, si mashtroi shqiptarët ministri Ermal Nufi Studentët ndryshojnë strategji, protestë kombëtare dy herë në javë. Ja ditët dhe ora  ‘Lironi qyetarët, arrestoni Ramën’/ Protestuesit thirrje para Drejtorisë së Policisë së Tiranës pas arrest... “Diçka është kalbur në shtetin shqiptar”/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në ... BE nxjerr bllof Ramën për protestat/ Nuk i organizon Rusia apo Irani, por reagim ndaj korrupsionit dhe keqq... Humbja katastrofike në zgjedhje/ Kë do të bëjë “kurban” Donald Trump? Emri që përflitet më së shumti ... Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit Prapaskenat në Bruksel/ Rama tentoi fshirjen e “paragrafit Balluku” nga raporti i BE-së Veliaj mesazh të fortë Ramës: Edhe në Spaç të më çosh, nuk shantazhohem, ke larguar socialistët dhe ke vënë... “Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Tensionet para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë furgonin e policisë, ef... Shpërthimi në pallatin 5-katësh në Elbasan, identifikohet viktima! Mister fati i 69-vjeçarit të mbetur mes ...
POLITIKE

“Dimali nuk duhet të shkrihet"/ Kryebashkiakja socialiste kundër Ramës: Mbroj interesat e qytetarëve, kam bërë betimin mbi Kushtetutë

P
Piranjat10 August 2026, 16:30 · 3 min lexim
“Dimali nuk duhet të shkrihet"/ Kryebashkiakja socialiste

DIMAL- Bashkia Dimal ka zhvilluar këtë të hënë një mbledhje emergjente të Këshillit Bashkiak, ku në fokus ishte propozimi për shkrirjen e kësaj bashkie dhe bashkimin e saj me Bashkinë Berat. Fillimisht në nisje të mbledhjes është lexuar relacioni i propozuar për shkrirjen e Bashkisë Dimal dhe bashkimin e saj me Beratin.

Këshilltarët bashkiakë kanë theksuar se arsyet e paraqitura në relacion kanë të bëjnë me lidhjen historike mes dy zonave, shtrirjen përgjatë lumit Osum dhe ekzistencën e spitalit në qytetin e Beratit. Por, këshilltarët e Dimalit kanë kundërshtuar këto argumente, duke theksuar se ato nuk përputhen me analizën e paraqitur në raportin e ekspertëve.

Kundër propozimit të shkrirjes së bashkisë Dimal, ka dalë edhe vetë kryetarja e bashkisë, Juliana Memaj, e cila ka theksuar se bashkia që ajo drejton vetëfunksionin dhe ka një performancë të lartë ekonomike. Memaj ka deklaruar më tej se ajo mbron interesat e qytetarëve që e kanë zgjedhur dhe interesa që burojnë sipas saj nga betimi që ajo ka bërë mbi Kushtetutë përpara se të marrë mandatin.

“Mungesa e analizës apo studimit për avantazhet e propozimit, mungesa e projeksioneve të së ardhmes së njësisë së re të dalë nga propozimi, mbi efektet e mundshme në zhvillimin e hapësirës sonë administrative, efektet e shërbimeve ofruar qytetarit e bëjnë të pavlefshëm propozimin për të konsideruar. Përfundimisht për të gjitha arsyet që parashtrova shpreh qëndrimit tim kundër propozimit të komisionit të reformës territoriale.

Ky qëndrim vjen si detyrim i mbrojtjes së interesave të qytetarëve të bashkisë Dimal, detyrim i cili rrjedh nga lidhja e veçantë me ta dhe në përmbushje të betimit të bërë mbi kushtetutë përpara marrjes së këtij mandati. Pra Dimali si njësi vendore që vetëfunksionin dhe ka një performancë të lartë ekonomike duhet të jetë njësi vendore më vete”, tha kryetarja e bashkisë Juliana Memaj

Në fund të mbledhjes, anëtarët e Këshillit Bashkiak Dimal kanë votuar pro pavlefshmërisë së propozimit për shkrirjen e bashkisë, si dhe pro mosshkrirjes së Bashkisë Dimal. Konkretisht, 18 nga 21 anëtarët e Këshillit Bashkiak Dimal kanë miratuar me votat “Pro” pavlefshmërinë e këtij propozimi dhe po me votat “Pro” moshkrirjen e Dimalit si bashki.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.