DITA 27/ Protestuesit në shesh dalin me paketë politike: Ja çfarë kërkohet

Ka nisur protesta e radhës qytetare në Bulevardin “Dëshmoret e Kombit”, ndërsa tubimi kundër qeverisë hyn sot në ditën e 27-t.
Qytetarë nga Tirana dhe zona të tjera të vendit u grumbulluan fillimisht në qendër të kryeqytetit, teksa u bashkuan tek sheshi te Kryeministria duke u bërë thirrje autoriteteve të reflektojnë ndaj kërkesave të tyre.
Ashtu si në ditët e mëparshme, kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
Ndërkaq një përfaqësi e organizatorëve prezantoi dhe një platformë politike për të sqaruar të gjithë ata/o që i janë bashkuar protestës.
Ndërkaq, Organizatorët kanë paralajmëruar se protesta do të vijojë me fjalime, marshim dhe forma të tjera të reagimit qytetar, ndërsa kanë theksuar se mobilizimi do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Mes protestuesve pikasën pankartat e ndryshme dhe flamujt amerikanë.
“Ne jemi populli më pro-amerikan në botë. Rama jep dorëheqjen! Me Shqipërinë mos bëj pazar”, u shprehën qytetarët, thirrje që u pritën me brohorima nga të pranishmit.
Lexo edhe
POLITIKE
Tabaku: Korrupsioni dhe pastrimi i parave, porta kryesore e ndërhyrjeve të huaja në Shqipëri
Kalaja: Të gjitha rrugët e trafikut të drogës çojnë te Rama, po fshihen qëllimisht faktet
Arkitektët duhet të paguajnë për këtë

Fred Abrahams: Protestat po shembin fasadën europiane të Edi Ramës

Skandali i 'Albania Files', Këlliçi: Rama po përdor Shqipërinë si aset për të ruajtur pushtetin! PD mbështet kërkesat e protestës





