Dita e 66 e protestës/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”

Qytetarët kanë nisur marshimin drejt godinës së Kryeministrisë, në protestën kundër qeverisë së Edi Ramës, me një mesazh të qartë: dorëheqja e kryeministrit është kërkesa e tyre e panegociueshme.
Me pankarta në duar dhe thirrje kundër qeverisë, protestuesit janë nisur drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa turma vijon të zgjerohet në rrugët e kryeqytetit.
“Rama jep dorëheqjen!” dhe thirrje të tjera kundër qeverisë janë dëgjuar gjatë marshimit, ndërsa qytetarët shprehen se kanë dalë në protestë për të kërkuar ndryshim politik.
Protestuesit deklarojnë se nuk do të tërhiqen nga kërkesa e tyre dhe se largimi i Edi Ramës nga posti i kryeministrit është kushti kryesor i këtij mobilizimi qytetar.
Protesta vijon para Kryeministrisë, ku priten fjalime dhe mesazhe nga organizatorët dhe qytetarë.
Lexo edhe
POLITIKE
Berisha ngre dyshime: Rama në Dhërmi me skafin e Ermal Beqirit?

Rama shkëputet nga rutina dhe nis pushimet në Dhërmi (VIDEO)

U shpall “non grata” nga Shqipëria, reagon politikani i RMV: Rama dhe Vuçiç më futën në listën ‘e zezë’

Dua Lipa dhe Lea Ypi diskutojnë protestat në Shqipëri: Demokracia nuk mbaron me zgjedhjet

Zegjineja, kryetarja e ardhshme e Bashkisë së Roskovecit

Ambasada e SHBA në Tiranë reagon për huanë 302 milionë dollarë: Modernizon mbrojtjen!

Propozimi i PS për shkrirjen e 15 bashkive/ Banorët e Divjakës në protestë, në mbështetje edhe kryebashkiaku

“Alabbar pranoi se gaboi me Portin e Durrësit, SPAK të hetojë aferën”/ Kedhi: Godinat e para janë duke u fundosur, fatura iu mbetet shqip...





