Dita e 67-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë me thirrje kundër Ramës

Ka nisur marshimi i përnatshëm drejt Kryeministrisë në ditën e 67-të të protestës qytetare, ku pjesëmarrësit kërkojnë ndryshim politik dhe një tjetër mënyrë qeverisjeje.
Qytetarët u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, prej nga ku u nisën drejt bulevardit me pankarta, simbole kombëtare dhe mesazhe kundër qeverisë.
Gjatë marshimit u dëgjuan thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndryshim të sistemit dhe kërkesa për ndëshkimin e zyrtarëve të lartë.
Ndër sloganet e protestuesve ishin: “Rama jep dorëheqjen”, “Ndryshim sistemi”, “Arrestoni Ramën”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “Rama në burg, Balluku në burg”, “Ju erdhi fundi”, “Atdheu është i yni, jo biznes privat”, “Arresto Ballukun” dhe “Ju me gaz, ne me vezë, Edi Rama i pabesë”.
Pas marshimit, protestuesit u drejtuan përpara godinës së Kryeministrisë, ku vijojnë fjalimet e pjesëmarrësve.
Lexo edhe
POLITIKE
Abilekaj: Rama i ka kthyer bashkitë në makinë votash, jo në institucione shërbimi

Qeveria Rama, e vetmja në Europë që blen avionë zjarresh me tendera sekretë

Anulimi i kontratës së aeroportit të Vlorës/ Berisha: Histori korrupsioni e Ramës, Ballukut dhe Ballës

U emërua nga Balluku/ Drejtori i Portit të Durrësit merret në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës

Berisha: Dënoj shpalljen ‘non grata’ të gazetarit shqiptar nga Maqedonia e Veriut, ku janë shoqatat që mbrojnë gazetarët…

“75 milionë euro për Inteligjencën Artificiale inekzistente” – Berisha lëshon akuza të forta nga selia blu: Armand Frangu merr paratë e t...

Arrestimi në Francë/ Berisha: Rama urdhëroi t’i disbursohen 8.5 mln euro Ermal Beqirit!

'Rama jepe dorëheqjen' - Sot dita e 67 e protestës kundër Ramës





