Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kujtohet Albpetrol, urdhëron bllokimin e aksioneve të “Bankers”: Na ka detyrime pa paguar! Paralajmëron kallëzim ndaj Toni Gogut/ Avokati i Veliajt: Nuk kam frikë nga kërcënimet e Ramës EMRAT/ Tmerri i familjeve aziatike në Londër, dënohen ‘katër’ skifterët shqiptarë. Kush janë ata Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri
POLITIKE

Dita e 83-të e protestës/ Aktivistja ripërsërit kërkesat: Kërkojmë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të qeverisë

P
Piranjat21 August 2026, 21:26 · 2 min lexim
Dita e 83-të e protestës/ Aktivistja ripërsërit

Protestuesit kanë ripërsëritur kërkesat e tyre në ditën e 83-të të protestës. Një aktiviste gjatë fjalës së saj në podiumin e vendosur para Kryeministisë, tha se qytetarët nuk kanë hequr dorë nga kërkesat e tyre.

E para në listë mbetet dorëheqja e kryeministrit dhe të qeverisë, e cila ndiqet nga kërkesa për krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor.

Më tej, ata kërkojnë ndryshime kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e tyre me referendum popullor. Paralelisht kërkohet anulimi i ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura, anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore, shfuqizimin e Paketës së Maleve, si dhe shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për investimet strategjike.

Kërkesat e protestuesve:

1. Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të qeverisë.

2. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor.

3. Ndryshime kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e tyre me referendum popullor, duke përfshirë ndër të tjera: ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme, kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi.

4. Paralelisht kërkohet anulimi i ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura, anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore, shfuqizimin e Paketës së Maleve, si dhe shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për investimet strategjike.

5. Kërkohet një kontratë të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, e cila do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë, të propozuar nga sheshi i protestës.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.