Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kujtohet Albpetrol, urdhëron bllokimin e aksioneve të “Bankers”: Na ka detyrime pa paguar! Paralajmëron kallëzim ndaj Toni Gogut/ Avokati i Veliajt: Nuk kam frikë nga kërcënimet e Ramës EMRAT/ Tmerri i familjeve aziatike në Londër, dënohen ‘katër’ skifterët shqiptarë. Kush janë ata Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri
POLITIKE

Dita e 84-të e protestës/ Marshimi drejt Kryeministrisë: Nuk shitet Shqipëria

P
Piranjat22 August 2026, 20:02 · 2 min lexim
Dita e 84-të e protestës/ Marshimi drejt Kryeministrisë: Nuk

Sot shënohet dita e 84-të e protestës kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. 

Protestuesit, të mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej”, rreth orës 19:30 u nisën drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, në drejtim të Kryeministrisë.

Ata thërrasin: 'Nuk shitet Shqipëri!' 'Ju erdhi fundi!'

Me pankarta dhe flamuj kuqezi në duar, qytetarët përsërisin thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeveri teknike për të çuar vendin në zgjedhje të reja dhe anulimin e 'paketës së maleve' dhe 'ligjit për zonat e mbrojtura'

-Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe qeverisë.

-Krijimin e një qeverie teknike dhe tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor.

-Ndryshime kushtetuese ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë përpara ligjit dhe miratimin me referendum popullor, duke përfshirë:

– ndryshimin e Kodit Zgjedhor;

-ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme;

– kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se 2 mandate të plota ose të pjesshme gjatë gjithë jetës së një individi.

Nuk heqim dorë nga kërkesat fillestare:

-Anulimin e ndryshimeve të bëra për zonat e mbrojtura.

– Anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore.

-Shfuqizimin e paketës ligjore të njohur si “Pakti i Maleve”.

– Shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor për investimet strategjike.

– Një kontratë e re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, që do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë të propozuar nga sheshi i protestës.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.