Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha fton partitë për bashkim: Bashkohem që nesër me cilindo që synon largimin e Ramës Sazani, Jared Kushner dhe fitorja e Jon Ossoff/ Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane Mbi 10 ton kokainë/ Banda shqiptare kishte vendosur mbi paketim edhe adresat ku do dërgohej droga Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris: Fitimet janë marramendëse KE e quan të mbyllur vetingun, GJK kthehet në ‘sekretare’ të ONM-së, i shtojnë mandatin dhe rrisin kostot... Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin 
POLITIKE

Divjaka bashkohet me Lushnjen? Kryebashkiaku i PS kundër Ramës: Ndihem i tradhtuar!

P
Piranjat 1 August 2026, 14:20 · 3 min lexim
Divjaka bashkohet me Lushnjen? Kryebashkiaku i PS kundër Ramës: Ndihem

Reforma e re territoriale ka shkaktuar përplasje edhe brenda radhëve të socialistëve.

Kryetari socialist i Bashkisë Divjakë, Josif Gorrea, ka kundërshtuar publikisht propozimin për shkrirjen e bashkisë që drejton dhe bashkimin e saj me Bashkinë Lushnjë, duke dalë krah qytetarëve në protestën kundër ndryshimit të hartës administrative.

Gorrea tha se përfshirja e Divjakës në listën e bashkive që pritet të shkrihen e ka surprizuar, duke e cilësuar njoftimin si një “bombë”. AI ka deklaruar se është ndjerë i tradhtuar edhe nga mënyra se si është prezantuar ky propozim.

Sipas tij, varianti i propozuar nuk mund të konsiderohet një reformë e mirëfilltë territoriale, pasi nuk mbështetet në kritere të qarta dhe nuk merr parasysh të dhënat demografike dhe zhvillimin e zonës.

“Ju falenderoj që jeni pjesë e këtij tubimi, për këtë lajm që na ra si bombë. Mendova se fjalën këtu do ta mbanin vetë ata, por të gjithë kanë të drejtën e vet të flasin siç e ndiejnë. Edhe unë, si qytetar, si ju, jam vërtetë i çuditur, edhe pse duhej të isha më në dijeni për shkak të pozicionit politik që kam. Por dhe mua më ra si bombë kur pashë atje dhe Bashkinë Divjakë, si një nga bashkitë që do t’i bashkohej.

Unë mendoj se këtu jemi për një qëllim dhe qëllimi i përbashkët është që ta mbrojmë bashkinë tonë, e cila është e popullit të jashtëzakonshëm, më punëtor të republikës. Vendi ku punohet 365 ditë të viti. Të them të vërtetën, ndihem i tradhtuar, sepse pa asnjë paralajmërim na vjen kjo bombë. Në të vërtetë, kjo nismë e qeverisë ka kohë që përflitet. Komisioni i Reformës Territoriale në të dy krahët politikë ka shqyrtuar mundësitë se si ta vijojë këtë reformë, por, për fat të keq, ajo që ndodhi dje nuk mund të quhet reformë për mua. Pse?

Sepse parimi kryesor ishte numri i popullsisë dhe unë kam fjetur i qetë, pasi bashkia jonë ka 56 mijë banorë dhe në numrin rendor, në jemi 26. Pra, duhej të shkriheshin 27 bashki që të na vinte radha neve. Edhe sipas censusit, bashkia ka një numër të lartë banorësh që jetojnë dhe punojnë këtu. Janë 25 mijë banorë, dhe pse kemi dyshime për këtë. Por përsëri, numri 25 mijë që është i pranuar nga qeveria shqiptare dhe që është shumë e lartë,” tha Gorrea.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.