Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Grabitja e Pronave, tenderat në Ukrainë zbulojnë skemën Rama-Yeffet Skema KAYO u kopjua nga Nigeria, si mashtroi shqiptarët ministri Ermal Nufi Studentët ndryshojnë strategji, protestë kombëtare dy herë në javë. Ja ditët dhe ora  ‘Lironi qyetarët, arrestoni Ramën’/ Protestuesit thirrje para Drejtorisë së Policisë së Tiranës pas arrest... “Diçka është kalbur në shtetin shqiptar”/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në ... BE nxjerr bllof Ramën për protestat/ Nuk i organizon Rusia apo Irani, por reagim ndaj korrupsionit dhe keqq... Humbja katastrofike në zgjedhje/ Kë do të bëjë “kurban” Donald Trump? Emri që përflitet më së shumti ... Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit Prapaskenat në Bruksel/ Rama tentoi fshirjen e “paragrafit Balluku” nga raporti i BE-së Veliaj mesazh të fortë Ramës: Edhe në Spaç të më çosh, nuk shantazhohem, ke larguar socialistët dhe ke vënë... “Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Tensionet para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë furgonin e policisë, ef... Shpërthimi në pallatin 5-katësh në Elbasan, identifikohet viktima! Mister fati i 69-vjeçarit të mbetur mes ...
POLITIKE

Dizdari: Qeveria Rama mashtroi për fondet IPARD, PD angazhohet për rikthimin dhe pesëfishimin e granteve për fermerët

P
Piranjat12 August 2026, 11:21 · 4 min lexim
Dizdari: Qeveria Rama mashtroi për fondet IPARD, PD angazhohet për

Sekretarja për Integrimin Europian në Partinë Demokratike, Fjoralba Dizdari, ka akuzuar qeverinë Rama se ka mashtruar lidhur me rikthimin e fondeve europiane IPARD për fermerët shqiptarë.

Dizdari deklaroi se afati i premtuar për hapjen e fondeve ka kaluar, ndërsa ato vijojnë të mbeten të bllokuara, duke paralajmëruar se PD angazhohet për rikthimin e tyre dhe pesëfishimin e granteve për bujqësinë.

Deklarata e sekretares për Integrimin Europian në PD, Florialba Dizdari:

Plot 3 vjet fermerët shqiptarë janë pa fondet e Bashkimit Europian IPARD, një dosje që prek drejtpërdrejt procesin e integrimit europian të vendit dhe lidhet drejtpërdrejt me fushat e negociatave për bujqësinë, zhvillimin rural dhe sigurinë ushqimore.

IPARD është një instrument zhvillimi, i ofruar nga Bashkimi Europian për të mbështetur bujqësinë dhe blegtorinë shqiptare, për t’u ardhur në ndihmë fermerëve dhe jo për t’u përvetësuar nga zyrtarë të paskrupullt. Këdo fermer që është përballur me administrimin e këtyre zyrtarëve e di mirë për çfarë paturpësie korruptive po flasim.

Fonde dhe grante të bujqësisë të cilat u keqpërdorën nga qeveria e Ramës.

Partia Demokratike denoncon mashtrimin e radhës të qeverisë Rama, premtimin e Ministrit të Bujqësisë, Andis Salla, se fondet e programit IPARD III do të hapeshin brenda gjashtëmujorit të parë të vitit 2026.

Ky afat ka kaluar dhe fondet mbeten të bllokuara.

Ndërkohë, Komisioni Evropian ka bërë të qartë se procedura mbetet në zhvillim dhe se nuk ka një datë zyrtare për rikthimin e fondeve.

Fondet IPARD u pezulluan në vitin 2023 pas gjetjes së parregullsive dhe korrupsionit në administrimin e tyre, thënë troç, keqpërdorimit të tyre nga zyrtarët e Ramës. Në këtë përfundim arriti pas hetimeve përkatëse Zyra Europiane Kundër Mashtrimit (OLAF), çështje që mbetet sot objekt hetimi edhe nga SPAK.

Sot, tre vite pas ndërprerjes së fondeve, dhe 13 vite të keqqeverisjes kudo tjetër, fermerët tanë vuajnë pasojat: investimet janë bllokuar, zhvillimi i bujqësisë është ngadalësuar dhe Shqipëria vazhdon të jetë pa akses në financimin europian të bujqësisë, si një nga instrumentet më të rëndësishme të këtij financimi për sektorin bujqësor, jetik për vendin.

Partia Demokratike angazhohet që, me ardhjen në qeveri:

- të rikthejë menjëherë fondet IPARD, në bashkëpunim të plotë me Komisionin Europian;

- të pesëfishojë grantet dhe mbështetjen buxhetore për fermerët shqiptarë;

- të hetojë dhe të bëjë përgjegjës të gjithë ata që, me abuzimet dhe korrupsionin e tyre, çuan në bllokimin e fondeve europiane për bujqësinë.

Fermerët shqiptarë janë në shesh bashkë me mijëra qytetarë të tjerë, në protestën e sakrificës që sot shënon ditën e 73-të. Ata e dinë më mirë se kushdo se përgjegjësia për paralizën e bujqësisë dhe të Shqipërisë mban një emër.

Prandaj thirrja gjëmon: Rama, jepe dorëheqjen!

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.