Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rashford e krahason me Messin, parashikon shtatë Topa të Artë për Lamine Yamal Bujqësia në krizë/ Fermerët në Kallm të Fierit braktisin tokat dhe bagëtitë, prodhimet mbeten pa treg Alarm nga Belgjika/ Tërhiqet nga tregu shqiptar spatula e kuzhinës, përmban substancë kimike Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngamcmim se*sual, ndalohet 35-vjeçari Mashtrimi që u kthye në një sensacion ndërkombëtar/ “Sirena” e Fixhit, gjysmë majmun dhe gjysmë peshk... Cristiano Ronaldo largohet nga Portugalia, heshtje totale nga Real Madrid 9 elektricistë humbën jetën në krye të detyrës gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë në punë “Rama të ndalë intimidimin e mediave”/ Partia Demokratike Evropiane: Gazetarët dhunohen nga policia, Shqipë... Viti 2026, i dyti më i nxehtë në histori ‘Më bërtiste pa arsye, kot’, vajza dogji babain me benzinë dhe u nis për punë. Policia e ndalon në derën e ... Italia sfidon Francën dhe Belgjikën, lista e të grumbulluarve të Mancinit Berisha thirrje studentëve: Nesër të rrëzojmë Ramën!
POLITIKE

"Do edhe besën, ky i pabesi", aktori Mehdi Malkaj: Nuk la gjë për të vjedhur, ai është krimineli

P
Piranjat29 July 2026, 20:46 · 2 min lexim
"Do edhe besën, ky i pabesi", aktori Mehdi Malkaj: Nuk la

Aktori Mehdi Malkaj, duke folur në ditën e 60-të të protestës, akuzoi kryeministrin Edi Rama se po dëmton vendin për interesat e tij personale dhe se po kërkon besën nga shqiptarët, ndërkohë, që vetë është i pabesë.

Gjatë fjalës së tij, aktori kritikoi qeverinë dhe kërkoi largimin e kryeministrit Rama.

"Abdyl, shite pasurinë, një barrë flori. Abdyli prishi pasurinë për Shqipërinë, ky grabit Shqipërinë për veten e tij. Se ky do edhe besë, ky i pabesi që është si gjarpër. Si ai që futi në gji një gjarpër të ngrirë dhe gjarpri, sapo u ngroh, të parin atë kafshoi.

Nuk bëhet kontratë me gjarpërinjtë, me hardhucat dhe qelbësirat. Jemi në një kohë që vërtetë është e vështirë, shumë e vështirë, por është shumë heroike. Nuk jam njeriu më i mençur dhe shqiptari më i mirë, por unë e dua Shqipërinë. Kaq pak kërkojmë, ta duam. Na i jep të gjitha. Çfarë mungon? Lumenjtë, malet, kodrat.

Por nuk jemi mirë ne, se po të ishim mirë ne, e ngrinim kryeministrin, e vinim përpara dhe e shihnim si bëhej kryeministri. Për mua, ky është ish-kryeministër, nuk e di si është për juve. Iku, e ndoqëm me shkelma, se nuk la gjë për të vjedhur. Vodhi edhe jetën e bebave pa lindur akoma.

Ai është krimineli, i keqi. Nuk ka të tjerë të këqij. Ju dua shumë, se nëse nuk do ishit ju, nuk do kishte vlerë fjala ime apo e të tjerëve. Unë flas për ju. Sikur të kishim një grusht të madh. Na duhet ky grushti i madh i Migjenit.

Unë mbaj përgjegjësi vetëm për veten time. Për artistët keni shumë të drejtë, se kur është puna për ballo me Ramën, të gjithë atje i ke," tha Aktori Mehdi Malkaj

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.