"Do gënjeja po të thoja që nuk e doja", Miri flet hapur pas BBVA: Isha aq afër, por unë fitova dashurinë

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Miri, ishte së fundmi i ftuar në emisionin “Pardon My French”, ku ndau më shumë detaje mbi eksperiencën dhe rrugëtimin e tij brenda shtëpisë.
Gjatë intervistës, ai u pyet nëse i kishte mbetur peng fakti që u rendit në vendin e dytë dhe jo në të parin. Miri u përgjigj me sinqeritet, duke pranuar se dëshira për të fituar ka qenë dhe sidomos kur shkon aq afër.
Gjithashtu ai u shpreh se edhe gjatë karrierës së tij me grupin West Side Family, nuk kanë marrë çmimet e para, por kanë fituar dashurinë e publikut, që sipas tij, është me e rëndësishme se sa lekët.
“Jo, nuk më mbeti peng. Do të gënjeja po të thoja që nuk e doja vendin e parë sepse është një garë dhe të gjithë e duan vendin e parë sidomos kur je aq afër. Por kur ti kupton që ke fituar çmimin e publikut ne gjithmonë edhe si West Side Family kemi qenë në gara të ndryshme dhe nuk e kemi marrë çmimin e parë, por kemi marrë çmimin e publikut dhe nuk është e rëndësishme për të marrë atë që është në lekë apo euro.
Por është e rëndësishme për të marrë çmimin e publikut dhe unë kam marrë dashurinë e publikut, gjënë më të shtrenjtë që unë i kam kushtur jetën time,” u shpreh ai.
Lexo edhe
SHOWBIZ
VIDEO/ Fabjola thyen “rregullin e familjes”, afrohet sërish me Adionin në Ferma VIP 3

Ditë e veçantë për Kiara Titon dhe Luiz Ejllin, Luna Mari feston 2-vjetorin

I propozoi martesë! Diola Dosti rrëfen emocionet e momentit kur Erolld Belegu i dha unazën

U nda nga i dashuri për Indrin, Vanesa: Po jetoj emocione të vërteta brenda fermës, s’jam vajzë skandalesh

Edisa i kërkon falje Arjan Konomit: U tregova impulsive, ama nuk jam totalisht e penduar sepse…

“Apex” thyen rekordet në Netflix, sa shikime arriti në vetëm 3 ditë?

“Është set, jo Shtëpia e Bardhë”, Bleona Qerreti trondit rrjetin me fotot e fundit

FOTO/ Mamaja e Mirit feston sot ditëlindjen, artisti i bën dedikimin e veçantë





