
Avokati Genc Gjokutaj, i ftuar në emisionin “Studio24”, ka komentuar zhvillimet politike të fundvitit, duke u ndalur te puna e SPAK dhe hetimet e mëdha që, sipas tij, po prekin qeverinë, përfshirë skandalet e përfolura që lidhen me Belinda Ballukun dhe AKSHI-n. Gjokutaj kujtoi deklaratat e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, i cili dy vite më parë ka folur për dekonspirim të provave të SPAK, duke theksuar se jo çdo informacion vjen domosdoshmërisht nga kjo strukturë, por edhe nga burime të tjera.
Sipas tij, kur bëhet fjalë për çështje sensitive si cenimi i sigurisë së SHBA-ve, korrupsioni apo trafiku i drogës, zhvillimet mund të marrin përmasa ndërkombëtare, duke bërë paralelizma me rastin e ish-kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Nikola Gruevski.
“Edhe atje u bë një gjyq publik, pasi u akuzua për vjedhje votash dhe korrupsion. Këto janë pika shumë sensitive, ku fuqitë e mëdha reagojnë. Janë dekonspiruar materiale nga çështje. 2 vjet përpara i ka thënë Arben Ahmetaj. Thotë se e dinë që janë zhdukur por gjenden se janë në një kuti që është gjendur.
Janë burime të tjera. Cenim i sigurisë kombëtare të Amerikës do të ndodhë si në Maqedoni me kabllogramet e Gruevskit, vodhi votat. Janë disa hotspote. Të gjithë e dimë dhe themi jo SPAK. SPAK ka ndërruar trajnerin dhe skemën e lojës.
Ky SPAK që merrej me arkat e peshkut. Jepte masë sigurie. Kjo praktikë ka qenë. Po të mos ishte i kapur, qeveria nuk do ishte në pushtet. Vepronte symbyllur duke marrë zyrtarë periferikë. Duke u marrë jo me thelbin e çështjes. E çonte korrupsionin në shpërdorim detyre.
Korrupsioni ka mbërritur në këto përmasa saqë ka bllokuar rrugën. Nuk mund të mos e shikosh. Se si do të shkojë? Sot mendoj se marzhi i kapjes së SPAK, si duket edhe në përzgjedhjen e drejtuesve të rinj është bërë kujdes që Rama të mos jetë më prezent në urdhër dhënien e tij.” – tha Gjokutaj.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
29 December22:07
Shkullaku: Shteti i është dorëzuar një organizate kriminale. Rama nuk duhet të jetë më në atë zyrë
Gazetari Armand Shkullaku, i ftuar në ‘Çim Peka LIVE’, ka bërë një analizë të thelluar për situatën p...
POLITIKE
29 December21:57
'Vendi në katastrofë'/ Nesho: Rama është kryekazani më i turpshëm në historinë e Shqipërisë
I ftuar në emisionin “ÇIM PEKA LIVE”, diplomati Agim Nesho deklaroi se sistemi shtetëror në Shqipëri ka rënë pr...
POLITIKE
29 December21:51
“Plasi syri i keq”/ Talljet e Edi Ramës me vlonjatët që s’kanë ujë në shtëpitë e tyre
Duhet të jetë e mundimshme të mbijetosh 4 apo 5 ditë pa ujë në shtëpi, por akoma më e rëndë është ...
POLITIKE
29 December21:36
“Do ndodhë si në Maqedoni me kabllogramet e Gruevskit”, Gjokutaj paralajmëron: SHBA reagon kur cenohet siguria kombëtare
Avokati Genc Gjokutaj, ka komentuar zhvillimet politike të fundvitit, duke u ndalur te puna e SPAK dhe hetimet e mëdha që, sipas tij, po prekin q...
POLITIKE
29 December21:06
‘Urime Kryeministrit’/ Meta: Zgjedhjet në Kosovë, triumf i votës së lirë dhe shembull i demokracisë në rritje
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me përfundimin e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë.
N&...
POLITIKE
29 December20:54
Rama i sigurt në vendimin e Kushtetueses për Ballukun, refuzon mbledhjen e Këshillit të Mandateve
Mazhoranca socialiste nën urdhrat e kryeministrit Edi Rama, ka rrëzuar kërkesën e 5 deputetëve të PD-së për mbledhjen e ...
POLITIKE
29 December19:24
Berisha: Përshëndes protestuesit e Vlorës! Sot mbyllim protestën tonë për të nisur vitin po me protesta
Në fjalën e tij drejtuar protestuesve, kreu i PD-së Sali Berisha, ka deklaruar se, protestat do të vijojnë si një strategji të...
POLITIKE
29 December19:23
Berisha: Daniel Shima u rrëmbye një javë pas Gerond Meçes, por Altin Troplini ia degdisi dosjen te prokuroria e Tiranës
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha nga Foltorja para Kryeministrisë, se ish-zv/drejtori i AKSHI-t Daniel Shima u rrëmbye një jav&e...
POLITIKE
29 December19:00
“E kam porosi nga kapoja”, Berisha bën denoncimin e fortë dhe flet me emra: Gys Agasi rrahu me grushte në zyrë këtë ministër socialist
Në foltoren para kryeministrisë, kreu i PD, Sali Berisha tregoi midis të tjerash se si u rrah në zyrë një ministër socialist ...
POLITIKE
29 December18:57
“Pengmarrja politike e Ramës dhe dy standardet”, Gazment Bardhi kërkon sqarime nga Gjykata Kushtetuese
Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi reagon pas deklaratës së Gjykatës Kushtetuese duke kërkuar sqarime sipa...