“Dorëheqja e panegociueshme dhe qeveri tranzitore”, qytetari liston kërkesat e revoltës: Në shesh deri në largimin e Ramës

Prej 65 ditësh qytetarë protestojnë kundër kryeministrit Edi Rama. Shqiptarët kërkojnë largimin e Ramës, ndërsa shprehen të vendosur se do të protestojnë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.
Gjatë fjalës së tij i riu në protestë u shpreh se qytetarët janë të vendosur dhe se nuk do të largohen nga sheshi deri në largimin e Ramës.
“65 ditë rezistencë kundër arrogancës qytetare. Është një ditë e jashtëzakonshme ky popull ka një energji të jashtëzakonshme. Kur kemi thënë se shqiptarët nuk çohen e kemi pasur gabim. Pas 65 dite rezistencë qytetare, kam kuptuar se e kemi pasur gabim kur thonim se Shqipëria nuk bëhet. Për 65 ditë kemi treguar se Shqipëria bëhet dhe ne do ta bëjmë, nuk ka rrugë tjetër. Sic ka thënë atdhetari i madh Ukshin Hoti, Shqipërinë e pabërë bëjë të bërë, bëjë ose vdis dhe ky është momenti që ne ta bëjmë. Nuk largohemi nga ky shesh pa larguar Edi Ramën, pa larguar këtë qeveri të korruptuar. Nuk do largohemi pa larguar këtë klasë të inkriminuar politike që për 35 vite nuk e bëri Shqipërinë”, tha ai.
Gjithashtu ka ripërsëritur edhe pikat kryesore të platformës:
1. Dorëheqja e panegociueshme e Kryeministrit Edi Rama dhe e të gjithë kabinetit qeveritar.
2. Krijimi i një qeverie teknike tranzitore, e cila do të jetë jopartiake dhe do të ketë një mandat të qartë 12-mujor.
3. Hartimi i një Kushtetute të re që garanton barazinë e plotë të shtetasve para ligjit, e cila do të miratohet me referendum popullor. Kjo reformë kushtetuese parashikon:
• Ndryshimin e Kodit Zgjedhor;
• Ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave;
• Kufizimin e mandatit të Kryeministrit në jo më shumë se dy mandate (të plota ose të pjesshme) gjatë gjithë jetës politike të një individi.
4. Mosheqja dorë nga kërkesat fillestare ekonomike dhe mjedisore, ku kërkohet urgjentisht:
• Anulimi i ndryshimeve në ligjin për “Zonat e Mbrojtura”;
• Anulimi i ndryshimeve në ligjin për “Trashëgiminë kulturore”;
• Shfuqizimi i paketës ligjore të njohur si “Paketa e Maleve”;
• Shfuqizimi i statusit dhe kuadrit ligjor për “Investimet Strategjike”.
5. Një kontratë e re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, e cila do të përpilohet përmes konsultimeve me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë të propozuar direkt nga sheshi i protestës.
Lexo edhe
POLITIKE
“Revolta sapo ka nisur”, protestuesi nga sheshi Skënderbej: Mund të kalojmë në mosbindje civile

Protesta, dorëheqje dhe rebelim kundër Ramës, "territorialja" ndez luftën brenda PS-së

65 ditë revoltë/ Protestuesit mblidhen sërish në shesh për të rrëzuar Ramën

Banorët e Dimalit sërish në protestë, kundërshtojnë shkrirjen e bashkisë

Arrestimi i Ermal Beqirit në Francë/ “Me 220 mln euro mund të blinte edhe Pallatin Elysee!”, Blendi Fevziu: Çudia s’është kështjella!...

Shqipëria nuk arriti objektivin 2% të NATO-s/ Çfarë fshihet pas huasë 302 mln dollarëshe

Protesta, PDE: Shqiptarët kërkojnë institucione të pastra! Nuk i ndal as vapa

Lubonja: Jemi në një regjim kriminal! PS duhet ta kishte përjashtuar Ramën





