“Dorëheqje e qeverisë!”/ Protestuesit listë kërkesash në ditën e 5 të tubimit: Shfuqizoni ligjin e investimeve strategjike dhe Paketën e Maleve

Në ditën e 5 të protestës, qytetarët kanë dalë me një listë kërkesash ku kryeson dorëheqja e qeverisë.
“Pas 5 ditësh po dalim me një qëndrim! Duke parë vendosmërinë e sovranit për mos t’u ndalur deri në përmbushjen e kërkesave të pa negociueshme ju njoftojmë se kjo lëvizje mbarëkombëtare përfaqësohet nga një grup nismëtar patriotësh.
Gra dhe burra, të rinj e të reja, në përputhje me sovranit do të marrim vendime në kohën e duhur.
Deklarojmë se protesta është organizuar dhe udhëhiqet nga qytetarë të lirë, të bashkuar rreth një kauze të përbashkët kombëtare për të ardhmen e Shqipërisë.
Paraqesim kërkesat që burojnë nga vullneti i lirë i mijëra qytetarëve që janë bashkuar”
-Dorëheqjen e qeverisë
-Shfuqizimi i ligjit për investitorëve strategjike
-Shfuqizimi i Paketës së Maleve
-Anulimi i ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtjes dhe
-Anulimin e ndryshimeve ne ligjin për trashëgiminë kulturore.
Lexo edhe
POLITIKE
“Jo provokimet, ruani durimin”/ Protesta për Zvërnecin, thirrje nga të pranishmit: Ramën do ta largojmë me të mirë!

Protestuesit poshtë zyrës së tij, Rama i sulmon nga Mali i Zi: Ta harrojnë ata që s’na duan se na kalon prapë huq topi

“I kemi dritat majë pemëve të fikut o Karakaç”/ Korreshi për problemet në shëndetësi: Më alarmuat, thatë je me leuçemi!

“Thoni do marrim 61 bashki, merrni e mos u fryfshi”/ Korreshi “shpërthen” në Kuvend: Njerëzit s’kanë lekë për dasma e xhenaze! Nuk mbajnë...

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës në bulevard





