Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin  VIDEO/ Dalin pamjet, momenti kur klani i shqiptarit Klod Cara hedh në erë bizneset Zbardhen mesazhet/ Eksperti i çoi Agasit letrat e ekspertimit të makinës, 3 ditë para se t’ia dërgonte SPAK... Qëlloi me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari Berisha: Balluku, “mur i pakalueshëm” në rrugën drejt BE-së "E kam shoqe të ngushtë"/ Zbardhen mesazhet e Ergys Agasit me izraelitët për Vlora Hysenin: Jemi me fat Lista e krimeve mafioze/ Si Nuredin Dumani mund të shpëtojë me më pak se 10 vite burg pas veprave penale që... “Dashuria nuk matet me gjak”/ Urimi prekës i Çiljetës për Bekon: Ndoshta nuk të kam sjellë unë në jetë, por... Berisha: Raporti i KE damkos Ramën, Shqipëria është diktaturë autoritare
POLITIKE

“Dorëheqje pa kushte e Ramës dhe autokracisë rreth tij”/ Profesori Lush Susaj: Nëse nuk protestojmë na pret ’97-a

P
Piranjat20 September 2026, 19:45 · 2 min lexim
“Dorëheqje pa kushte e Ramës dhe autokracisë rreth

Ka nisur mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, ku më pas pritet të nisë edhe marshimi drejt Kryeministrisë, në kuadër të protestës së 113-të kundër qeverisë.

Profesori Lush Susaj, në një prononcim për News24, u shpreh se 113 ditët e protestës duhet të shërbejnë si frymëzim për vijimin e qëndresës dhe arritjen e qëllimit të përbashkët, të cilin ai e përkufizoi si dorëheqjen pa kushte të kryeministrit Edi Rama.

“113 ditë qëndresë, frymëzim për të vijuar drejt qëllimit të përbashkët, që është dorëheqja pa kushte e kryeministrit dhe autokracisë që ka mbledhur rreth tij, si dhe çlirimi i Shqipërisë nga mafia e korrupsionit që e ka zanafillën që në vitin 1991 dhe ka zënë të gjitha hapësirat, duke i marrë frymën Shqipërisë”, deklaroi Susaj.

Ai ngriti akuza ndaj qeverisjes dhe korrupsionit, duke thënë se sipas tij po dëmtohet elita, qytetarët dhe të rinjtë, ndërsa shkollat dhe universitetet po boshatisen.

Profesori tha se ka marrë pjesë në protestë që prej ditës së parë dhe se do të vijojë të jetë pjesë e saj për aq kohë sa gjendja e tij shëndetësore do t’ia lejojë.

“Kam qenë në protestë nga dita 1 dhe do të jem sa kohë jam mirë me shëndet. Falënderoj median tuaj dhe çdo punonjës të medias tuaj”, u shpreh ai.

Në vijim, Susaj u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që t’i bashkohen protestës, duke e lidhur qëndrimin e tij edhe me rrezikun e një konflikti social.

“I bëj thirrje shqiptarëve të dalin në shesh me qëllimin e largimit të qeverisë që e ka qelbur në të gjitha drejtimet. Mos e rrokullisni Shqipërinë në konflikt social. Në ’97 u vranë djemtë tanë, jo politikanët. Nëse vjen ajo ditë, do të vijë prej indiferentizmit tuaj dhe ju që rrini në kafene nën avujt e alkoolit”, deklaroi Susaj.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.