Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
POLITIKE

“Dorëheqje Ramës, qeveri tranzitore”, Zhupa thirrje deputetëve: Dëgjojini protestuesit, mos lexoni numra me syze miopi

P
Piranjat11 June 2026, 11:03 · 2 min lexim
“Dorëheqje Ramës, qeveri tranzitore”, Zhupa thirrje

Deputeteje e PD-së, Ina Zhupa nga foltorja e Kuvendit ka reaguar për protestat masive që po mbahen në Tiranë, dhe mbarë diasporën ku jetojnë shqiptarë.
Ajo iu bëri thirrje deputetëve të Kuvendit, që të dëgjojnë zërin e qytetarëve.
“Ky Kuvend nuk mund të jetë në një botë paralele, nga bota e realitetit që po ndodh në Shqipëri. Se kush është prioritet i ditës. Çështja e parë që duhet adresuar është paketa e integrimit, e shfuqizimit të ligjit, që e kanë dhuruar Shqipërinë te oligarkët. E kanë trajtuar zhvillimin; kur do dhe si do Edi Rama. Kjo nuk është as Shqipëria europiane, dhe as ajo që duan shqiptarë. Në fakt është i vetmi pr/ligj në kalendar se kur do të shqyrtohet, për të mbrojtur trashëgiminë kulturore. Edhe ça bëni ju? E lini pa data. Realiteti kërkon dorëheqjen e Ramës, një qeveri tranzitore, një parlament që miraton shfuqizimin e ligjeve, një parlament që nuk i anatemon protestuesit. Që s’i numëron ata me syzet e miopit, por me të realitetit. Nëse mendoni se mandatet tuaja vijnë nga qytetarët, përgjigjuni atyre, nëse mendoni se vini nga Rama, mos iu përgjigjeni. Por do të merrni nga ata përgjigjen, siç e shikoni që do të jenë më shumë, më të qartë, për të kërkuar që kjo qeveri, dhe kjo makutëri, kjo sjellje harbute, duke shkelur interesin publik dhe të brezave të ardhshëm, të ndalojë.””, tha ajo.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.