POLITIKE

Dosja Aruba/ ‘Rast pastrimi parash’, Koka: Ende s’e dimë se kush është zyrtari që shkoi në ishull

Piranjat Përditësimi i fundit 25 Qershor 2026, 18:44
Dosja Aruba/ ‘Rast pastrimi parash’, Koka: Ende s’e dimë

Për gazetarin Bledian Koka, zhvillimet e fundit politike dhe të drejtësisë ngrenë pikëpyetje të forta rreth operacioneve të institucioneve ligjzbatuese dhe rrezikut të vërtetë ndaj sigurisë kombëtare në Shqipëri.

I ftuar në emisionin ‘Task Force’ në Syri Tv, Koka u ndal tek e ashtuquajtura "Dosja e Arubës", një rast pastrimi parash që sipas gazetarit ka pasur një veprimtari të gjerë, por që deri më tani ngjan thjesht me një goditje selektive dhe të kujdesshme.

Për gazetarin, drejtësia ka dijeni për mekanizmin, por mungojnë vendimet përfundimtare për të ndëshkuar zyrtarët e vërtetë të përfshirë, ashtu sikurse nuk është identifikuar ende zyrtari i lartë i qeverisë që ka udhëtuar në Aruba.

Po ashtu Koka u ndal edhe te protestat qytetare dhe te figurat publike që vihen nën shënjestrën e pushtetit. Rasti i Dritan Goxhajt, një ish-luftëtar i UÇK-së i dekoruar me medalje për kontributin e tij në Kosovë, ka hapur një dimension të ri të debatit.

Hedhja e akuzave të rënda dhe të lehta publike se ky i fundit bashkëpunon me Iranin, sipas gazetarit, shihet si një metodologji e rrezikshme e aparatit shtetëror për të njollosur figurat e papëlqyeshme për regjimin.

"SPAK-u e ka të qartë, Rama e ka të qartë, e vetmja gjë që mungon këtu është aksioni ose vendimmarrja përfundimtare. Pra edhe, edhe kur bëjmë operacione, siç ishte rasti i asaj që quhet dosja e madhe e Arubës prapë, aty po të shikosh, duket sikur më shumë sesa një aksion i mirëfilltë kemi një goditje me shumë kujdes, ku mishi piqet, si me thënë, dhe helli nuk digjet. Pra nga aty ku këtu ka ndodhur një operacion i madh i pastrimit të parave, por e kanë bërë këta drug dealer-at me një shtet, po nuk dihet se kush.

Pra nuk dihet nëse ka firmosur njëri apo s'ka firmosur njëri. Pra edhe ajo ka shumë gjëra. Pra është një operacion që shkon dhe tenton më shumë sesa të ngrejë dhe të ndërgjegjësohet, sinergjizohet me aktivitetin, mundon thjesht të marri pak, si me thënë famë, nëse mund ta quajmë kështu, nga ajo që po ndodh në shesh, sepse në fakt veprimtaria nuk i përgjigjet, si me thënë, nevojës. Sot akoma nuk e dimë se kush është zyrtari që shkoi tek, nga Edi Rama në Aruba.

Sepse jemi në të njëjtën kuadër, e thashë dhe herës tjetër, dhe më vjen natyrshëm ta them. Është i njëjti organ akuze që bëri hetimet për vëlla, njeriun 45 vjeç me kapele që dyshohej nga autoritetet gjermane dhe ata e kishin të sigurt që ai ishte vëllai i kryeministrit, por që vendimi përfundimtar ishte që aty ka qenë një njeri 45 vjeç me kapele dhe ai është kushdo tjetër përveçse vëllai i kryeministrit. Pra jemi te kjo suazë.

Mendoj që protesta ka arritur të ndërgjegjësojë dhe të nxjerrë në pah një tjetër, si me thënë, përqasje të qytetarëve që s'kanë dashur t'i besojnë një tjetër figure, si me thënë kështu sigurimse të mënyrës sesi vepron regjimi.

Pra, mjaftoi vetëm momenti kur, Dritan Goxhaj, një ish-ushtar i UÇK-së, sepse e ka me medalje, pra sado që këta mundohen t'ia bëjnë pis e tjerë e tjerë, ai dhe babai i tij i ndjerë, Dilaver Goxhaj, i kanë medalje, faktin që kur të gjithë, si me thënë, tërhiqeshin dhe iknin nga Kosova, këta ishin dy babë e bir që shkuan në Kosovë dhe, dhe dhanë kontributin e tyre. Tani, kush është më i rrezikshëm? Dhe kjo është pyetja për qytetarët që na ndjekin: Kush është më i rrezikshëm për sigurinë kombëtare? Një person i cili thotë që, në një moment të caktuar thotë që kjo gjë zgjidhet edhe me plumb.

Dhe që bën një analizë, po themi ashtu siç e shikon ai, konfliktin mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Është ky njeriu më i rrezikshëm? Apo kryeministri i të njëjtit vend, i cili dy herë apo tre herë ka dalë dhe ka thënë për atë që është presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës sot, dhe ka thënë që nëse ky njeri zgjidhet, ky do të jetë: një, turp për njerëzimin, dy, fatkeqësi e madhe për fatet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe botërore, dhe tre, do të vërë në pikëpyetje të madhe raportet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pra pyetja duhet të jetë: Kush e rrezikon sigurinë kombëtare? Dritan Goxhaj apo Edi Rama kryeministër nga 2013 e deri sot?", tha Koka. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan