POLITIKE

Dosja “Buka”, avokati i Arben Ahmetajt kërkon që ish-zv/kryeministri të pyetet me videokonferencë

Piranjat Përditësimi i fundit 13 January 2026, 15:53

Dosja “Buka”, avokati i Arben Ahmetajt kërkon që

Gjyqi në mungesë për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, në seancën e radhës, debate mes avokatit të ish-zyrtarit të lartë dhe prokurorit të SPAK. Në seancë të pranishëm edhe të dëmtuarit nga vepra penale, anëtarët e familjes Myderizi.

Avokati i Ahmetajt, Henrik Ligori, paraqet kërkesat për prova në lidhje me çështjen e Buka sh.a. Ahmetaj dyshohet për veprën penale shpërdorim detyre.

“Jam i autorizuar prej tij që të them se ai nuk e pranon akuzën, deklarohet i pafajshëm dhe se akuza është politike. Ne kërkojmë të pyetet me videokonferencë Arben Ahmetaj, ne kërkojmë të merren prova shkresore, të pyeten ekspertët që kanë bërë akt-ekspertimin teknik dhe kontabël. Të kërkojmë të pyeten si dëshmitarë Shkëlqim Cani, ish-ministër i Financave, e ish-zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Financave, po ashtu edhe dëshmitarë të tjerë. Të lejohen prova dokumentare, të merren të gjitha aktet juridike në lidhje me Buka sh.a. e të tjerë.”– tha ai.

Gjykata i kërkon prokurorit të shpjegojë cilat janë veprimet dhe mosveprimet që ka bërë Arben Ahmetaj në lidhje me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

“Janë vendimet e gjykatave që kemi depozituar, të cilat i kanë dhënë të drejtë familjes Myderizi. Vjen i pandehuri Ahmetaj përmes një urdhri ku i ka caktuar vetë dy ekspertë, ky akt-ekspertimi madje ka kontradikta. Më herët ish-ministrat Nasip Naço dhe Florian Mima nuk e kanë privatizuar këtë pronë. I pandehuri Arben Ahmetaj ka shkelur vendimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili në vetvete është ligj”, u shpreh prokurori i SPAK, Elvin Gokaj.

Përfaqësuesi i familjes, Adrian Myderizi shprehet: “Shoh që avokati i Ahmetajt kërkon të ngatërrohen gjërat. Këtu ka një shkelje të pastër të detyrës së tij. Ne fituam gjyqin me Ministrinë e Ekonomisë me vendim të formës së prerë. Ne kundërshtuam mënyrën si u llogaritën aksionet e pronarëve; 1 m² tokë na e kanë llogaritur me 8 mijë lekë të vjetra, ndërsa çmimi i tregut është 1 mijë euro. Na dhanë 80 milionë lekë të vjetra. Bëhet fjalë aty ku ra zjarri pak ditë më parë, zonja gjyqtare. Bënë manovra pastaj për t’i hapur rrugë vjedhjes. Ahmetaj bëri atë që nuk bëri asnjë ministër tjetër, se kanë tentuar edhe të tjerë. Kjo është një vjedhje absurde. Kemi 30 vjet që kërkojmë pronën tonë në mënyrë të rregullt, fitojmë gjyqet dhe sot e kësaj dite nuk jemi aksionerë”.

Shtyhet seanca për në datën 27 janar, për t’i dhënë kohë prokurorit të SPAK të shprehet dhe të shqyrtojë provat dhe dëshmitarët e kërkuar nga mbrojtja e Ahmetajt.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?