Dosja SASPAC/ Lirohet nga burgu Ilir Beqaj, GJKKO e lë në arrest shtëpie

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është liruar ditën e sotme nga arresti me burg. Mësohet se gjatë seancës gjyqësore, Gjykata e Posaçme ka vendosur që Beqaj nga arresti me burg të kalojë në arrest shtëpie. Beqaj fillimisht u arrestua në 4 korrik 2024 për abuzimin me fondet e SASPAC.
Beqaj dhe dy bashkëpunëtorët e tij janë arrestuar pasi akuzohen për abuzim me fondet e BE-së gjatë kohës që ka qenë drejtor i Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC).
Masa e sigurisë u kërkua nga prokurorja e SPAK Elida Kaçkini e cila ka hetuar dosjen e SASPAK si dhe u mor nga nga gjyqtarja Rudina Palloi. Beqaj akuzohet dhe për korrupsionit, mos deklarim të ardhurave duke fshehur pronësinë e restorant "Gzones" afër Kalasë së Tiranës dhe të një automjeti.
Gjithashtu në pranga është vënë edhe bashkëpunëtori i i ish-minitrit Ermal Kurtulaj i cili ishte koordinator i EUSAIR, projekt i rëndësishëm i mbështetur nga fondet e Bashkimit Evropian dhe që menaxhohej nga Agjencia Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC), ku Beqaj ishte drejtor.
Përveç Beqajt dhe Kurtulajt gjykata ka vendosur arrest me burg edhe për Alfred Nikolla i cili kishte postin e drejtorit Administrativ të një kompanie me emrin "Landways International" e cila është përdorur për këtë skemë përfitimi.
Lexo edhe
POLITIKE
Drafti i PS për shkrirjen e 15 bashkive, Tabaku: Lojë numrash! I shërben vetëm qeverisë

Protesta e banorëve në Poliçan, Meta: Për Edi Ramën pushteti vendor është shpopullim

Kryebashkiaku i Memaliajt thirrje për protestë: Po na fshijnë nga harta, sot në orën 19:00 mblidhemi për të mbrojtur qytetin

Propozimi i PS për “Territorialen”/ Administrata bojkoton punën, protestë kundër shkrirjes së bashkisë Klos

“Ndryshon harta, por jo modeli i qeverisjes”/ Shqipëria me 46 bashki, BIRN: Drafti i PS pritet me kritika

Detaje nga arrestimi i Ermal Beqirit, mediat franceze: Fluturoi mbi centralin ku do të ndërtohen reaktorët e parë bërthamorë EPR2

Rama nuk ndalet, ndan ‘hisen’ në Vlorë për ‘sulltan’ Osmanin! 88.5 hektarë tokë shtetërore për 1 euro

U emërua në krye të AKT-së, Jola Hysaj pranon se është takuar me Ramën dhe zbulon bisedën me kryeministrin





