POLITIKE

Dosjet e nxehta/ Kalaja: SPAK po amniston zyrtarët e lartë përmes shkeljeve procedurale

Piranjat Përditësimi i fundit 31 August 2026, 18:03
Dosjet e nxehta/ Kalaja: SPAK po amniston zyrtarët e lartë përmes

Zvarritjet e qëllimshme dhe shkeljet flagrante procedurale, po rrezikojnë të kthehen në një amnisti të heshtur për zyrtarët e lartë të përfshirë në korrupsion.

E ftuar në Syri Tv, avokatja Adriana Kalaja shprehet se dosjet madhore të korrupsionit po mbahen të palëvizura në sirtarët e Prokurorisë së Posaçme, çka sipas saj ngre dyshime të forta mbi mënyrën se si po trajtohen aferat më të mëdha në vend.

Sipas saj, institucioni që supozohej të çmontonte pandëshkueshmërinë, po e përdor kohën dhe shkeljen e afateve ligjore si një mjet për të shpëtuar emra të rëndësishëm, përfshirë ministra dhe drejtues të lartë të qeverisë.

Rasti më konkret që solli në vëmendje Kalaja, është ai i dosjes së zëvendëskryeministres Belinda Balluku, lidhur me tunelin e Llogarasë, ku tha se afatet gjashtëmujore për dërgimin e çështjes në gjykatë kanë skaduar që në muajin prill, pa asnjë veprim nga ana e prokurorëve për zgjatjen e tyre konform ligjit.

E njëjta skemë, shtoi avojatja, po aplikohet edhe për çështje të tjera me peshë, si dosja e AKSHI-t apo mosveprimet për inceneratorët dhe aferën "5D".

Ajo ngriti pikëpyetje serioze nëse këto vonesa dhe shkelje të Kodit të Procedurës Penale janë thjesht paaftësi, apo një strategji e mirëmenduar për të rrëzuar dënimet e mundshme në gjykatë për shkak të procedurës.

Nga ana tjetër, arrestime si ai i Ergys Agasit u interpretuan nga ana e Kalasë si një fasadë e koordinuar me marrëveshje, për të ushqyer opinionin publik me një ndjesi të rreme drejtësie.

"I kemi dhënë ndihmë të jashtëzakonshme. Tani unë mendoj që publiku ndahet në dy grupe. Grupi i parë janë grupi i patronazhistëve, të cilët nuk është se kanë besim tek SPAK-u, por e artikulojnë në publik, paguhen për ta thënë këtë gjë, përfshirë këtu dhe analistët e netëve të gjata të të të periudhës së, kur fillojnë të gjitha këto studiot e debateve. Dhe nga ana tjetër është ai publiku i zgjuar që kupton, dhe që më në fund na dha të drejtë ne, opozitarët dhe të Partisë Demokratike.

Që SPAK-u nuk personifikon reformën në drejtësi, por personifikon atë luftë që bëri pushteti, jo vetëm për ta kapur, sepse deri diku çdo lloj pushteti ka maninë për të kapur drejtësinë. Por ndryshe nga të gjithë pushtetet, po flas gjithmonë mbas viteve '90, mbas 2013-ës ka ndodhur një event i jashtëzakonshëm, që nuk u tentua vetëm kapja e sistemit gjyqësor, por nëpërmjet sistemit gjyqësor të bëhej luftë ndaj kundërshtarëve, ndaj njerëzve që ty të cënojnë pushtetin, apo të cënojnë interesat e tua personale gjatë aktivitetit të qeverisjes apo të qeverisjes lokale.

Patjetër që ka një grup që janë, vazhdojnë të kenë atë dëshirën, mbase është dhe dëshira e tyre për ta bërë, jo se ato kanë besim tek SPAK-u, po thonë, këto gjëra janë aq haptazi, janë aq të rënda saqë nuk mundet dot një drejtësi të veprojë ndryshe. Tani a jemi ne prezent që të gjithë dosjet e nxehta i hidhen për ushqim publikut sa për t'u marrë me të? Dhe paralelisht ndodhin dy fenomene, në bazë të asaj analize që kam bërë unë, minimaliste.

E para, diçka më e madhe po ndodh në prapaskenë, po e them në mënyrë ironike, pra gjithmonë kur luhet me diçka, që arrestohet njëri me bujë, bëhet kjo apo bëhet ajo, ndërkohë në prapaskenë ka diçka edhe më të rëndë. Dhe elementi i dytë, në këndvështrimin tim, është për të mpirë opinionin publik që shiko se ne e bëmë vetë SPAK-un, dhe shiko se çfarë po bën pushteti, po e lë SPAK-un që edhe të na godasi njerëzit tanë.

Ndërkohë, çfarë po ndodh në realitet? Dosjet më të rëndësishme janë aty të palëvizur, dhe janë dosje që datojnë nga 2019-ta, pra që datojnë njëherazi me krijimin e SPAK-ut. Çfarë e pengonte SPAK-un që të hetojë çështjen e Teatrit Kombëtar? Çfarë e pengonte SPAK-un që të hetonte me themel inceneratorët? Çfarë e pengonte SPAK-un që të hetonte me themel 5D-në, Tiranën, DC-në, Eco Tiranën?

Po të marr vetëm të Tiranës, te 5D dolën të gjithë, të dolën të gjithë personat më të rëndësishëm të 5D-së dolën nga burgu. Hajde të kthehemi te çështja e Belinda Ballukut, të dolën të gjithë të arrestuarit. Dhe ne, ndërkohë që publiku, edhe ai publiku që shpreson se mund të ketë diçka, pret nga 12 marsi që SPAK-u do shkojë me një kërkesë të re, do ndryshojë kualifikimi i veprave penale, jo po Belinda rrezikon 35 vite.

Ne shohim që SPAK-u, jo vetëm nuk shkon, prej 12 marsit nuk shkon në Kuvend, por ne shohim një SPAK që shkel procedurat. Dhe ajo pyetje që unë po e bëj në formë retorike, a është qëllimi i SPAK-ut shkelja e procedurave me, me pretendimin apo konkluzionin përfundimtar që këto t'i shpëtojnë dënimit? Sepse agjentët e BKH-së, prokurorët e SPAK-ut po edhe vetë gjyqtarët e Gjykatës së Posaçme e kanë nivelin juridik të mjaftueshëm për të parë se kush e ka bërë veprën penale, kush është në bashkëpunim, kush ka veprën e korrupsionit apo kush ka vepra dhe më të lehta.

Por nga ana tjetër çfarë shikojmë ne? Ne shikojmë që ato në pamundësi për t'i amnistuar lidhur me veprat penale, ato po tentojnë t'i amistojnë me çështjen e procedurave. Unë vazhdoj ta them, është shkelur procedura në lidhje me çështjen e Belinda Ballukut për tunelin e Llogarasë, sepse ligji nuk ta jep në të drejtën e prokurorit apo të agjentit të BKH-së që të zgjasë afatin e hetimeve pa një vendimmarrje.

Dhe ky afat nuk thotë që mund ta marri prokurori kur të dojë. Pra thotë, në momentin që regjistrohet emri në regjistrin e, e veprave penale, siç është rasti i Belinda Ballukut, që ky emër është regjistruar që me 30 tetor, dhe me llogaritjet sipas Kodit të Procedurës Penale brenda gjashtë muajve dosja duhet të shkonte në gjykatë. O për gjykim, ose për pushim, këto janë dy mënyrat. Dhe ligji thotë nëse prokurori apo oficeri i Policisë Gjyqësore për arsye nga më të ndryshmet se ndodh, prandaj dhe ia ka dhënë dhe mundësinë e zgjatjes së afateve, por duhet ta bënte brenda afatit.

Pra në ditën që ty të erdhi dita e fundit e gjashtëmujorit, ti i drejtohesh me një vendim dhe kërkon zgjatjen e afateve dhe kjo vendimmarrje pastaj është dhe në të drejtën e palës që akuzohet që ta kundërshtojë në gjykatë. Por nga prilli që e kishte dosja e Ballukut deri në korrik, pikëpyetja e madhe është: Pse u shkelën këto afate? Pse u shkel procedura? Pse po hetohet Belinda Balluku, njëjtë si Erion Veliaj, o për pasurinë, o për veprime penale që lidhen me aktivitetin që nuk prek Edi Ramën?

Po të shikojmë Belinda Balluku po hetohet për Albcontrol-in, ishte anëtë kur ka qenë drejtuese, dhe për pasurinë patjetër, përfshirë edhe vajtjen sot të iglitares. Po nga ana tjetër sekretarja e përgjithshme e Belinda Ballukut, ajo që kishte atë vilën F6, se kështu ishin ato, ta marrim ne F6 thonte motrës ajo, që të jemi afër me F5-ën e shefes. Tani ajo ishte sekretare e përgjithshme te Ministria e Energjetikës, sot është drejtoreshë e KESH-it.

Pra a po e heton SPAK-u në mënyrë të drejtë? Pra në këtë kuadër unë mendoj që hetimet përveç se kanë mangësira shumë të mëdhaja në aspektin procedurial, po lënë gropa të qëllimta, pra duke u hetuar kjo, kalojmë këtë dhe shkojmë hetojmë dhe këtë, po hetojmë dhe këtë, po hetojmë dhe këtë dhe zgjidhen të gjithë këto elementë të hetimit, që në asnjë rast ne mos të prekim fijet që çojnë te Edi Rama, apo për mua që është njeriu kyç i gjithë këtyre aferave, Linda Rama.

Kështu që, edhe këtë bujën e madhe që u bë me arrestimin e Ergys Agasit, sepse asgjë, pyetjen që ne duhet t'i bëjmë, të gjithë qytetarët, edhe këta që kanë besim te SPAK-u, është: Mund t'i bënte edhe nëse janë të vërteta të gjitha çfarë thuhen, mund t'i bënte këto Ergys Agasi nëse nuk do kishte viston e Edi Ramës? Pra, edhe unë bëj pjesë në atë grupin që arrestimi i Ergys Agasit është një gjë me marrëveshje, e para. E dyta është, për të thashë, për të hedhur edhe këtë ushqimin në publik që të kalojë pak kohë, të mrrini, a SPAK-u po punon, po bën.

Dhe po njëjtë si me Belinda Ballukun, edhe në raport me çështjen e AKSHI-t unë mendoj që kanë kaluar afatet. Edhe aty është kaluar afati se nga 5 dhjetori, maksimalisht zgjatja e afateve duhet të ishte bërë në maj. Nga 5 dhjetori ne s'kemi zgjatje afatesh për AKSHI-n, mund të jetë bërë, po nuk kam informacion, nuk mund të ngul këmbë në një pikë.

Tani Ergys Agasi dhe kushdo tjetër secili të përgjigjet për atë që ka bërë. Por në këtë pikë unë jo më kot e thashë. Pra nëse nuk do ishin urdhrat e Edi Ramës, ne kemi çuar para pak kohësh kemi çuar baxhanakun e Edi Ramës. Sepse me provat që ne kemi çuar në SPAK lidhet drejtpërdrejt me të gjithë aferat korruptive dhe penale", theksoi ajo.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?