POLITIKE

'Dramë e grupit të strukturuar politik të puçit brenda në kuvend'/ Korreshi tregon prapaskenat e përjashtimit të deputetëve të opozitës

Piranjat Përditësimi i fundit 18 December 2025, 17:24
'Dramë e grupit të strukturuar politik të puçit

Deputeti Saimir Korreshi, njëherësh edhe anëtar i Sekretariatit të Etikës në Kuvend, ka denoncuar ashpër procesin e nisur për përjashtimin e disa kolegëve të tij, duke e cilësuar si një "puç kushtetues" dhe "dramë të turpshme". Sipas tij, anëtarët opozitarë të sekretariatit janë lënë në "errësirë të plotë", duke mësuar për kërkesën për sanksione nga mediat dhe jo përmes rrugëve zyrtare.

Duke folur për situatën, deputeti shprehet se ai dhe kolegu tjetër i opozitës në këtë strukturë nuk janë vënë në dijeni për asnjë mbledhje të mundshme. “Ne nuk jemi vënë në dijeni. Më tepër kanë marrë vesh ju si gazetarë sesa ne që jemi pjesë e pesëshes së famshme,” deklaroi ai, duke iu referuar përbërjes së Sekretariatit të Etikës. 

"Çfarë bëri Greta [Bardeli] që ka ndenjur ulur atje te vendi i vet? Është një dramë ku është munduar që të përfshihet [opozita]," tha ai, duke e quajtur këtë lëvizje një veprim të një "grupi të strukturuar politik të puçit brenda në Kuvend".

Përtej anës politike, deputeti ngriti shqetësime serioze për shkelje procedurale. Ai argumentoi se meqenëse sesioni parlamentar është mbyllur zyrtarisht, Sekretariati i Etikës nuk mund të mblidhet, pasi ai funksionon vetëm në "kushte normale" dhe jo "anormale".

Gjithashtu, ai theksoi se nuk është respektuar afati ligjor për njoftimin 24 orë përpara, duke e cilësuar çdo vendim të mundshëm të marrë në këto kushte si "çmenduria më e madhe". Pavarësisht situatës, ai konfirmoi se do të jetë i pranishëm në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, duke këmbëngulur në të drejtën e tij dhe të kolegëve për të marrë pjesë në këtë mbledhje.

Korreshi:

Po e para njëherë  jam anëtar i sekretariatit dhe përveç se jam anëtar i Këshillit të Mandateve dhe Rregullores dhe imuniteteve, realisht jam dhe anëtar i sekretariatit të etikës, për të thënë të drejtën, i sekretariatit që ajo çfarë shpërndahet te ju nga media duhet më së pari të isha i informuar unë si pjesë e pesës së famshme që jemi ne, pra tre mazhoranca dhe dy opozita dhe ne jemi në errësirë të plotë, pra nuk akoma, më tepër kanë marrë vesh patjetër në mënyrë absolute ju si gazetarë me të drejtë Zotit të gjithë, por ne si sekretariat që jemi dy, unë dhe Blend Himçi, nuk jemi, nuk jemi vënë në dijeni, as për ndonjë mbledhje të mundshme, por vetëm me kërkesën  që i keni parë në media, me të cilën edhe unë isha pjesë e atyre me karton të kuq.

Kjo mos bëj më çudi se mandatin e kaluar u dënova 11 herë, kështu që nuk më bën çudi kjo e 12-ta tashti, por realisht është një diçka e turpshme. Nuk pengon, nuk mendoj se do të jetë sepse pastaj është tamam me bërë një puç kushtetues. Aty ka pasur kolegë, si po e shembull, Këshilli i Mandatit dhe Imunitetit, për të cilën realisht janë, janë ruajtur mos të jenë pjesë. Çfarë bëri zoti Gazment Bardhi? Po çfarë bëri Genc Strazimiri? Aq më pak tjetra zëvendësuese Greta Bardeli. Po çfarë bëri Greta që ka ndenjtur ulur atje te vendi i vet? Domethënë, domethënë është një dramë  ku është munduar që të përfshihet, e kam quajtur si grupi i strukturuar, politikë e puçit brenda në kuvend.

Po shiko, ka një anë proceduriale sepse po ta dëgjoni kryetarin e kuvendit i ka mbyllur punimet për këtë sesion. Sekretariati i etikës është një sekretariat i cili funksionon në kushte normale dhe jo anormale, pra brenda sesioneve parlamentare dhe këtu është mbyllur sesioni parlamentar. Kështu që unë nuk e di çfarë do të bëhet faktikisht, por  propozimi në qoftë se kalojnë tre ditë, ai nuk mund të mblidhet më dhe duhet 24 orë përpara, kështu që mendoj që nuk do të ketë, mendoj që një vendim, do të ishte çmenduria më e madhe në qoftë se do të kishte vendim sonte natën ose nesër pa zbardhur dita dhe pa na njoftuar akoma, sepse duhet të kalojnë të paktën më së pari 24 orë përpara, domethënë ne duhet të njoftohemi.

Ëh kështu që mendoj që duhet dhe do jemi patjetër pjesë tek Këshilli i Mandatit të Rregullores dhe Imunitetit.

Jo, kjo s'mundet të bëhet pas janarit, se pastaj s'ka më vlera, ka kaluar, ka ftohur, por mund të jenë, mund të mblidhemi nesër në një orar më të ndryshëm, ose pas kësaj, ose nesër në një orar ose ose mund ta kalojnë dhe ta pushojë muhabetin se është pushim një muaj, çfarë do t'i dënojmë? Pra edhe kjo llogjikë mbyllet. Nuk ka logjikë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?