Dritan Goxhaj për Ramën: Kur të kafshon një qen, a kthehesh ta kafshosh?

Ish-luftëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj, ka reaguar pas deklaratave dhe akuzave të kryeministrit Edi Rama, duke thënë se sulmet ndaj tij dhe grupit koordinator të protestave ishin të pritshme.
Në një intervistë për mediat, Goxhaj u shpreh se e mirëkupton kreun e qeverisë për situatën në të cilën ndodhet, duke theksuar se nuk ka interes të merret me të apo me personat që e rrethojnë.
“Unë e mirëkuptoj Ramën në hallin që ka, dhe nuk merrem as me Ramën dhe as me ata që ka lëshuar Rama dhe që ka Rama përreth. Rama do shkojë tek shpifjet, do shkojë tek gjithçka, do shkojë tek akuzat, nuk ka dallim. Do shkojë tek nëna, tek motra, tek babai, do merret me të gjithë, do merret me të gjithë familjet, timen por edhe të atyre që janë tek grupi koordinator. Të gjithë do i sulmojë”, u shpreh Goxhaj.
Më tej, ai i bëri thirrje anëtarëve të grupit koordinator që të ruajnë qetësinë përballë reagimeve, duke përdorur një metaforë.
“I bëj thirrje grupit koordinator që ta ketë parasysh kur ecën në rrugë, gjithëkush ecën në rrugë, i ka qëlluar të eci në rrugë, në rast se të kafshon një qen, ti çfarë bën? Kthehesh e kafshon dhe ti qenin?”, tha ai.
Lexo edhe
POLITIKE
VIDEO/ Limaj i kthehet Ramës dhe Ballës, me video nga koha e luftës me Tahir Sinanin: Mos prekni themelet e lirisë për interesa ditore

Erion Isai përfshihet në debate me Luçiano Boçin për pelikanin dhe bufin! Deputeti: Ju që shkoni në SPAK tek cili lloj futeni

Propaganda e Ramës në krizë/ Kur Tirana ta përmjerr Parisin

Kritikat e Ramës ndaj kryebashkiakëve, si strategji për të devijuar vëmendjen nga protestat

Gjykata e Lartë ndryshon Kodin e Procedurës Penale dy herë brenda 6 muajsh për të mbrojtur Olta Xhaçkën





