Dua Lipa dhe Lea Ypi diskutojnë protestat në Shqipëri: Demokracia nuk mbaron me zgjedhjet

Një bisedë mes yllit ndërkombëtar të muzikës Dua Lipa dhe autores së njohur shqiptare Lea Ypi ka sjellë në vëmendje debatet mbi demokracinë, rolin e qytetarëve, elitat politike dhe rëndësinë e protestës në shoqërinë moderne.
Në episodin e radhës të podcast-it Service95 Book Club, dyshja diskutoi edhe për lëvizjet qytetare në Shqipëri, duke u ndalur te mesazhi i sloganit “Shqipëria nuk shitet” dhe pyetja se si mund të shmanget lodhja nga protestat.
Duke iu përgjigjur një pyetjeje të një dëgjuesi, Lea Ypi theksoi se demokracia nuk duhet parë vetëm si pjesëmarrje në zgjedhje, por si një proces i vazhdueshëm ku qytetarët marrin pjesë edhe përmes reagimit publik dhe protestave.
Sipas saj, protestat nuk janë vetëm forma kundërshtimi, por mund të krijojnë ide dhe projekte të reja për shoqërinë.
Lea Ypi: Mendoj se është e rëndësishme ta shohim demokracinë si diçka që jeton edhe përmes këtyre rasteve të protestës, dhe jo ta reduktojmë demokracinë thjesht në pjesëmarrje në zgjedhje, jo ta reduktojmë te elitat ekzistuese, dhe të mos mendojmë se e kemi kryer detyrën thjesht në atë ditë kur kemi shkuar dhe kemi zgjedhur një përfaqësues në vend të një tjetri. Dhe të kuptojmë se në këto raste, protestat mund të jenë gjithashtu krijuese. Ato mund të gjenerojnë ide, mund të gjenerojnë projekte, dhe…
Lea Ypi: Për mua, është shumë përcaktuese t’i përmbahemi kësaj dhe të mos i dorëzohemi apatisë e cinizmit. Dhe këtu, në fillim, njerëzit po këndonin, po kërcenin dhe po u shpërndanin lule policisë, kështu që ishte thjesht një mënyrë vërtet ndryshe për të bërë një protestë…
Dua Lipa: Po, për të protestuar.
Lea Ypi: …të cilën e ndjeva se ishte vërtet frymëzuese dhe mund të shërbente si shembull se si vendet e tjera duhet t’u përgjigjen elitave të tyre dhe t’i përgjigjen kësaj kapjeje oligarkike të politikës.
Lexo edhe
POLITIKE
Zegjineja, kryetarja e ardhshme e Bashkisë së Roskovecit

Ambasada e SHBA në Tiranë reagon për huanë 302 milionë dollarë: Modernizon mbrojtjen!

Propozimi i PS për shkrirjen e 15 bashkive/ Banorët e Divjakës në protestë, në mbështetje edhe kryebashkiaku

“Alabbar pranoi se gaboi me Portin e Durrësit, SPAK të hetojë aferën”/ Kedhi: Godinat e para janë duke u fundosur, fatura iu mbetet shqip...

Kryebashkiaku socialist i Divjakës i bashkohet protestës kundër "Territoriales": Të gjithë punonjësit e bashkisë janë me ju





