Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kujtohet Albpetrol, urdhëron bllokimin e aksioneve të “Bankers”: Na ka detyrime pa paguar! Paralajmëron kallëzim ndaj Toni Gogut/ Avokati i Veliajt: Nuk kam frikë nga kërcënimet e Ramës EMRAT/ Tmerri i familjeve aziatike në Londër, dënohen ‘katër’ skifterët shqiptarë. Kush janë ata Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri
POLITIKE

‘Duan të na presin shpresën’/ Aktivisti nga Milano: Duam qeveri teknike

P
Piranjat21 August 2026, 21:25 · 4 min lexim
‘Duan të na presin shpresën’/ Aktivisti nga Milano: Duam

Përshëndetje të gjithëve, jam një aktivist nga Milano.

Kemi marrë pjesë çdo fundjavë e tutje në grupin e Milanos. Përshëndes diasporën, qëndrestarët, në veçanti Suelën.

Dy rreshta nga Eurostat: Prodhimi industrial në rënie nga viti 2021. 

Siguria në vend, shkollat, rrugët, malet, qendrat e banimit, rrogat dhe pensionet.

Po vijnë njerëzit nga arsimtarët, rroga marramendëse! Shkollat që po braktisen përherë e më shumë, ku të shkojnë me këtë situatë?

Kërkimet në shkencë duhet të na paraprijnë ne të rinjve në këtë vend. Nuk është atdhetarizëm të pish një makiato të ëmbël, atdhetarizëm është me qenë aktivist! Me vepru për vendin tonë kudo që jetojmë.

Një fakt që më ndodhi atje te Bashkia në Lezhë dhe i thirra sepse desha me marrë një dokument. Shkoj te zyra e komisariatit të policisë edhe më thotë: nuk është aty, thotë, sepse ka ikur për një punë në Laç me marrë dokumentet.

Si mund të mos jetë një njeri aty? Në orar të punës të mos ketë asnjë aty? Më jepni telefonin t'i telefonoj. Me kë të flasim? A ta dëgjojnë këtë apo ta dëgjojnë të tjerët, ku do të shkojmë? Shërbimi ndaj klientit. Edhe këtu prapë shërbimet nuk janë.

Një nga policët po më thoshte të lëshoja vendin. Shiko, tha, unë kurrë s'kam qenë jashtë Shqipërisë, më kanë thënë ik, sepse ky vend nuk bëhet.

Shikoja policin e shtetit dhe i thashë: Po ju, pse s'keni ikur atëherë?

Atëherë vendosni: çfarë duhet të bëjmë ne? Të rrimë këtu apo të shkojmë jashtë shtetit? Gjithsesi, ne jemi shqiptarë! Si këtu, si në diasporë, shqiptarë jemi!

Atëherë, pikat që ka grupi duhet t'i respektojmë të gjithë, edhe pika kryesore është qeveri teknike! Edhe nuk na ndal kush nga kjo gjë. Qeveria teknike në radhë të parë! Nuk na përçan kush!

Burimet, kontratat e bëra me kompani i dimë të gjithë çfarë kontratash janë bërë. Siguria në punë, sindikatat. Priten njerëzit, vriten në punë, kush do përgjigjet?

Duan të na shkurajojnë, duan të na presin shpresën! Akoma pa nisur mirë, duan të na presin shpresën. Shpresa jonë nuk vdes!

Nuk do të kemi sukses vetëm kur të arrijmë majat e suksesit. Nuk jemi të dorëzuar. Si shqiponja do të fluturojmë dhe nuk na ndal kush!

Na gënjejnë çdo ditë e më shumë, me shpresën e këtyre zorrëthattëve që i kanë këtu. Kush na financon? Kush na financon ne?!

Ne jemi të vetëfinancuar! Si atje, shkojmë me fondet tona në protestë, edhe në Milano, edhe këtu. Secili prej nesh me vullnetin e tij ka ardhur këtu.

Kam ndërprerë lejen për të ardhur. Ju falënderoj pamasë nga zemra, edhe rroftë Shqipëria e lirë!

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.