POLITIKE

‘Duhet larguar kjo qeveri hajdutësh’, Këlliçi: Fati i Ramës do të jetë më i keq se i Veliajt

Piranjat Përditësimi i fundit 16 December 2025, 12:38
‘Duhet larguar kjo qeveri hajdutësh’, Këlliçi: Fati

Partia Demokratike ka bërë thirrje për një protestë kombëtare më 22 dhjetor, duke e cilësuar situatën politike në vend si një “emergjencë kombëtare alarmante”.

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, deklaroi se vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Belinda Ballukut, i cili sipas tij ishte i diktuar nga kryeministri Edi Rama, ishte “pika që derdhi kupën”, duke e bërë të pamundur vazhdimin e situatës aktuale. Deputeti opozitar shkoi edhe më tej, duke parashikuar një fund të afërt politik për kryeministrin. “Rama pa diskutim është në gramët e fundit. Për shumë pak kohë, ai do t’i bashkohet ekipit të tij,” tha Këlliçi, duke shtuar se “fati i Ramës do të jetë edhe më i keq se i Erjon Veliajt”.

Protesta e 22 dhjetorit, sipas tij, nuk do të jetë një protestë e radhës, por fillimi i një lëvizjeje të pandalshme, me qëndresë permanente në shesh, me synimin për të rrëzuar qeverinë.

“Në situatën ku jemi, nuk mund të vazhdojë më situata në gjendjen siç është, patjetër do të duhet të ketë një aksion shumë të fortë, një protestë shumë të fortë dhe një radikalizim shumë herë më të madh të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, strukturave të Partisë Demokratike, të PD-së vetë, që patjetër duhet të udhëheqë të gjithë popullin opozitar. Kështu që për këtë arsye me datë 22 ne kemi protestë kombëtare dhe gjej rastin këtu, të ftoj këdo demokrat, këdo qytetar opozitar, me gjithë pakënaqësitë që mund të kenë, me gjithë vërejtjet, me gjithë situatën që patjetër nuk lë shkas hera herës edhe PD-ja që mos ta kritikosh, do të duhet të jemi shumë të vërtetë me qytetarët e shqiptarë.


Jemi para një emergjence kombëtare. Unë dhe në fjalën time e kam përmendur dje për të gjithë ata që i japin makinës, e kam krahasuar me atë situatën e karburantit kur të është ndezur drita e kuqe. E kuqe dhe je në fund. Dhe nuk ke më, karburant. Pra ne, o reagojmë sot, o nuk kemi më çfarë të reagojmë në muajt apo në vitin që vjen. Sepse situata është kaq katastrofike përsa i përket dëmit që po i shkaktohet në mënyrë permanente shqiptarëve.

Edhe Rama, pa diskutim është në gramat e fundit.

Kushdo që ka një pikëpyetje, sot jemi 16 dhjetor, mbani një shënim këtu, për shumë pak kohë, Edi Rama do t’i bashkohet ekipit të tij me Erjon e me Ilir Beqe e me Belinda e me gjithë të tjerët.

Unë e kam bindje absolute që Edi Rama do ta ketë fatin edhe më të keq se të Erjon Veliajt. Dhe këtë ta them me garanci absolute, por çdo ditë që Edi Rama shkon në zyrë është një ditë e keqe për Shqipërinë, është një lajm i keq për qytetarët shqiptarë dhe është një ditë në të cilën vidhen paratë e qytetarëve. Pra kemi një kryeministër që nuk mban përgjegjësi për asgjë. Ta zëmë sikur Rama me të vërtetë nuk di gjë për çfarë ka ndodhur me gjithë ministrat e tij. Po minimalisht ky kryeministri të cilit zëvendëskryeministri i vjedh lekët, kryetari i bashkisë i vjedh paratë, ministra e tij vjedhin paratë, ka deputetë kriminelë, fut kryetar bashkie trafikantë, fut kryetar bashkie me pesë emra, fut bashkëpunëtorët e tij, drejtorët e përgjithshëm që janë hajdutë, ky njeriu nuk duhet të mbajë përgjegjësi që përherë sa herë fut dorën te thesi kap këta. Domethënë ky nuk duhet të mbajë përgjegjësi për këta njerëz?

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?