"Duhet zgjim mbarëkombëtar me besa-besë", Arben Kola në protestën e 61-të: Regjimi autokrat i Ramës i ka ditët e numëruara

Aktivisti Arben Kola u bëri thirrje qytetarëve nga e gjithë Shqipëria që t’i bashkohen protestës dhe të mos tërhiqen. Duke folur në protestën e 61-të kundër qeverisë Rama, Kola e nisi fjalën me një mesazh që tha se i kishte ardhur nga qytetarët e Korçës, të cilët sipas tij vijojnë protestat, por përballen me presione dhe frikë. Ai u bëri thirrje korçarëve dhe qytetarëve në të gjithë vendin që të kapërcejnë frikën dhe të vijojnë qëndrimin kundër qeverisë.
"Sot janë 61 netë në shesh dhe dua ta nis me një mesazh nga Korça. “Përshëndetje Arben, protesta në Korçë ka vazhduar çdo ditë, me përjashtim të ditëve të protestës kombëtare. Por numri i protestuesve është shumë i vogël në krahasim me fillimin, ku njerëzit u shantazhuan nga njerëz që punonin në administratë.
Edhe pse shumica e tyre që janë në administratë luten brenda mureve të shtëpisë: ‘Do Zoti bëhet ndonjë gjë dhe ndryshon sistemi’, sepse ndryshe nuk jetohet më në Shqipëri. Protesta na dha shpresë. Në Korçë kanë mbetur pak të rinj që nuk punojnë në administratë ose janë pushuar, sepse nuk donin të ishin pjesë e kësaj qeverie. Pjesa tjetër janë të moshuar. Filluan me njerëzit që nuk bëhen pjesë e vjedhjeve të pasurive kombëtare, e tenderave dhe korrupsionit të partisë së tyre. Ju falënderojmë për qëndresën tuaj”.
Dua t’u them korçarëve, i ftojmë të vrasin frikën dhe të vazhdojmë betejën, pasi regjimi autokrat i djallit Edvin Rama i ka ditët e numëruara. Një përshëndetje shumë të përzemërt për qytetarët e Poliçanit. Aktualisht po protestojnë dhe shumë anëtarë të PS-së, kanë marrë teserat e Rilindjes mavi dhe po i djegin aty në shesh, për t’i treguar djallit Ramoviç se Shqipëria nuk shitet dhe shpirti nuk shitet.
Zhdukja e disa bashkive do t’u sjellë më shumë kosto dhe mundim qytetarëve shqiptarë. Ftoj të gjithë socialistët e mirë, demokratët që e duan Shqipërinë, t’i bashkohen kësaj proteste për shpëtimin e Shqipërisë nga kjo klasë politike antishqiptare. Prandaj dua një zgjim mbarëkombëtar, me besa-besë. Shqipëria është në rrezik nga mafiozi, tradhtari i Rilindjes mavi, Edvin Ramoviç.
Ftoj shkodranët të zgjohen kundër kryetradhtarit Edvin Ramoviç, se ndryshe nuk do të na falë historia. Ftoj kuksianët dhe hasianët që kanë humbur tokat e tyre dhe nuk kanë marrë kompensim. Ramoviç, tradhtar, na u zhduk sa më parë," tha Arben Kola.
Lexo edhe
POLITIKE
Berisha: E votoj me dy duar që kryeministri të ketë vetëm 2 mandate

Nga WhatsApp-i me Ramën te fondet e qeverisë, Die Zeit zbulon prapaskenat e koncertit të Kanye West

PD bën publike propozimin e saj për Reformën Territoriale: PS veproi në mënyrë të njëanshme! 100 bashki dhe 6 rajone

Dita e 61-të e protestës/ Protestuesi: Shqipëria mund të bëhet dhe shpresojmë që rinia të mos ikë

BIRN: “Fshesa” e PS-së kalon mbi hartë/ Nga Fushë-Arrëzi te Prrenjasi, shkrihen 15 bashki

Rama e pranon hapur vjedhjen e votës: Dimë me saktësi sa vota kemi në kuti, por nuk dimë asnjë hall të qytetarëve

“Sëmundja e pushtetit”/ Rama paralajmëron PS-në: Partitë fitojnë kur dëgjojnë, humbin kur mbyllin veshët

"Rama, jepe dorëheqjen"/ Kryeministri ironizon protestuesit: Ajo këngë më pëlqen dhe më energjizon! Nuk largohem nga detyra





