Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kujtohet Albpetrol, urdhëron bllokimin e aksioneve të “Bankers”: Na ka detyrime pa paguar! Paralajmëron kallëzim ndaj Toni Gogut/ Avokati i Veliajt: Nuk kam frikë nga kërcënimet e Ramës EMRAT/ Tmerri i familjeve aziatike në Londër, dënohen ‘katër’ skifterët shqiptarë. Kush janë ata Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri
POLITIKE

Dy orë takim në Pogradec, zbardhen diskutimet e Ramës brenda ish-shtëpisë së Enver Hoxhës

P
Piranjat23 August 2026, 13:35 · 2 min lexim
Dy orë takim në Pogradec, zbardhen diskutimet e Ramës brenda

Prej dy orësh ka nisur në rezidencën qeveritare në Pogradec takimi i thirrur nga kryeministri Edi Rama me 12 drejtuesit politikë të qarqeve nga ana e PS, si dhe kryetarët e komisioneve parlamentare.

Burime bëjnë me dije se deri më tani është mbajtur vetëm fjalimi nga kryeministri Rama rreth një orë. Ky I fundit ka kërkuar që të lexohen dy dokumente të rëndësishme “Besa” dhe “Prania Besnike”, dhe nga ana tjetër pjesë e fjalimit ka qenë dhe shkrirja e bashkive ku ka patur dhe debate.

Rama ka pyetur drejtuesit politikë të atyre bashkive që flitet për shkrirjen se përse ka patur një revoltë me Partinë Socialiste dhe t’u shpjegonin qytetarëve se kjo shkrirje do të sillte më shumë shërbime dhe më shpejt.

Rama mësohet gjithashtu se u ka kërkuar drejtuesve politikë që të fillojnë të mendojnë për emrat e zgjedhjeve lokale në 2027 duke u kërkuar emra dhe figura që janë më afër komunitetit.

Rama është ndalur tek dokumenti “Besa” ku është shprehur se ky dokument duhet t’u shpërndahet jo vetëm deputetëve por dhe kryetarëve të bashkive dhe kryetarëve të partive përkatëse që të gjithë të njihen me këtë dokument. Më tej, kryeminsitri u ka kërkuar drejtuesve politikë më tepër prani në komunitet.

Sa i përket kryetarëve të komisioneve parlamentare u ka kërkuar më tepër aktivizim në media dhe më tepër kujdes më menyrën se si përcillen ligjet drejt publikut.

Ditën e nesërme mësohet se nuk do të jenë vetëm ministrat të pranishëm por edhe drejtorët e mëdhenj dhe në fund do të ketë një dokument të përpiluar sa i përket gjithë diskutimeve që janë kryer që me ditën e sotme, si dhe do të ngrihen edhe disa objektiva sa i përket zgjedhjeve të vitit 2027.

Mbledhja do të mbyllet përsëri me një fjalim nga kryemininstri Rama ndaj drejtuesve politikë, fjalim i cili parashikohet rreth orës 17:00.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.