Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Trump i ofron drejtuesit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, White pritet të takohet me pr... “Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Banorët e Moravës, dhjetëra herë të përmbytur, asnjëherë të dëmshpërblyer: Na duan vetëm kur ka zgjedhje... Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h...
POLITIKE

Dyshime për investitorin strategjik në Zvernec/ Lika: Shoqëri me 1 euro kapital mori prona me vlerë miliona

P
Piranjat 1 June 2026, 18:30 · 6 min lexim
Dyshime për investitorin strategjik në Zvernec/ Lika: Shoqëri me

Ekspertja e ekonomisë Meri Lika ngriti pikëpyetje të forta mbi procesin e transferimit të pronave në zonën e Zvernecit, duke kërkuar transparencë për mënyrën se si toka që sot zotërohet nga investitori ka kaluar fillimisht në duar private.

E ftuar në emisionin “Task Force” në SYRI TV, me moderatoren Sonila Meço, Lika deklaroi se justifikimi se investitori i ka blerë pronat nga privatët nuk i jep përgjigje çështjes themelore: si përfunduan këto prona te privatët në radhë të parë. Duke iu referuar dokumenteve dhe ekstrakteve zyrtare që ka siguruar, Lika tha se kompania e huaj e përfshirë në projekt është krijuar në Holandë me një kapital minimal prej vetëm 1 euro dhe është regjistruar në Shqipëri brenda pak ditësh nga themelimi i saj.

Sipas saj, lind nevoja për të ditur nëse qeveria shqiptare ka kryer verifikimet e nevojshme financiare dhe ligjore (due diligence) përpara se t’i jepte kësaj shoqërie statusin e investitorit strategjik për një projekt që përfshin prona me rëndësi publike në Zvernec.

Diskutimi në studio:

Meço: Ajo që qëndron në faktin që pronësia, mbi të cilën ndërtohet e gjithë kjo, është ajo që shqetëson shqiptarët. Pra, pasuria publike, e vendosur në funksion të... nuk e dimë se kujt, se jemi akoma në guaskë. Mund ta shpjegosh Meri?

Lika: Gjendet gjithmonë justifikimi që investitori e ka blerë nga privati. E njëjta gjë ka ndodhur dhe në Orikum edhe këtu. Domethënë e ka blerë nga privati. Po, por si vajti kjo pronë te privati? Ky është problemi. Dhe kush është kjo shoqëri që erdhi dhe brenda natës e dinte që do investohej, u fut, u bë investitor, mori në zotërim këto pronat? Sepse unë të kam dërguar ekstraktin e kësaj shoqërie.

Meço: Po, po të shikosh sot, po të futesh tek Open Corporate, e ke ekstraktin e kësaj shoqërie normal në momentin kur është krijuar. Por nëse futesh sot në QKB, ti e ke ekstraktin bosh. Nuk ka asnjë... 

Lika: Ndërsa, se tani unë do flas si profesioni im, nuk mund të flas me teori, unë do flas vetëm me letra. Nëse kur regjistrohet një shoqëri e huaj, e cila ka si pronare një shoqëri tjetër të huaj, atëherë kjo shoqëri duhet të sjellë ekstraktin. Ekstrakti i shoqërisë që ka ardhur është shumë i çuditshëm. Shoqëria është krijuar në 1 gusht, merret ekstrakti dhe apostilja e saj në 2 gusht dhe vjen të regjistrohet në Shqipëri brenda 48 orësh, dhe në 5 gusht ajo kryen regjistrimin në Shqipëri. Por kapitali i kësaj shoqërisë, e cila ka aftësinë që të marrë zvarrë njerëzit që po i shikojmë tani, është vetëm në Holandë ku është krijuar, që të gjithë e dinë që është parajsa fiskale e Evropës, ku ti nuk merr dot vesh të dhëna për pronarin fundor përfitues. Kjo shoqëri e ka krijuar aktivitetin e saj në Holandë me një kapital prej 1 euro. E cila është sa një kafe në ato lokalet e lagjes, se në Sheraton dhe në Rogner nuk besoj se është më asnjë kafe... Dhe jo vetëm kaq, por në aktivitetin e saj, se e kam këtë ekstraktin e shoqërisë, në qoftë se mundeni që ta vendosni...

Është dhe i përkthyer tek kompania. Aktiviteti i kësaj shoqërie në Holandë, bëza është menaxhim dhe konsulencë biznesi, pa marrëdhënie me publikun dhe planifikim organizativ. Domethënë, kjo do bëjë vetëm konsulenca për biznese. Ndërkohë që këtu ka ardhur si investitore e madhe që do marri një investim strategjik. Problemi është që, a e ka bërë vlerësimin qeveria para se t'i jepte të drejtën e një investitori strategjik, a e ka bërë atë që quhet due diligence?

Meço: Këtu nuk ka investim strategjik? Këtu nuk është statusi investitor strategjik.

Lika: Po do ta marri për taksat.

Meço: Për taksat, okej. Po, e ke, e ke. Ja ku janë ekstraktet. Ke tjetër, atë që është bosh fare, se ke dhe atë që është bosh.

Lika: Ke një sot që është bosh, që është ekstrakti historik i shoqërisë dhe nuk e di... nuk e di çfarë është bërë. Kur ti klikon tek ekstrakti historik nuk të del ekstrakti historik, po të del ekstrakti i pronarit përfitues. Por të dhënat ja, ky është ekstrakti sot. Ja dhe datën e ka. Ky është bosh, nuk ka asnjë regjistrim të kësaj shoqërie absolutisht. Në regjistrimet që ka bërë më përpara tek Open Corporate unë gjeta ekstraktin e saj dhe kam nxjerrë dhe ekstraktin e shoqërisë në Holandë. E cila është krijuar në datën 1 gusht. Në 1 gusht krijohet atje, në 2 gusht brenda 24 orësh marrin apostilen, dhe në 5 gusht vijnë të regjistrohen këtu. 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.