POLITIKE

E denoncoi “Piranjat”/ Reagon Këlliçi: Zhytja e Durrës Marina, nxjerr në pah aferën më të rëndë të Edi Ramës!

Piranjat Përditësimi i fundit 13 May 2026, 19:14
E denoncoi “Piranjat”/ Reagon Këlliçi: Zhytja e

Nga Belind Këlliçi

Emisioni Piranjat në Syri TV, ka zbuluar se si projekti personal i Edi Ramës dhe Alabarit në portin e Durrësit, i pompuar me propagandë si Dubai i ardhshëm i Shqipërisë, është jo cilësor, madje dhe i rrezikshëm.

Zhytja e disa godinave deri në 28 centimetra ka ngritur shqetësimin për standartet e ndërtimit dhe për sigurinë. Ky skandal është konfirmuar sot nga IMT e Durrësit dhe institucione të tjera shtetërore. Zyrtarisht është pranuar se se ka një fundosje me 28 centimetra dhe i është kërkuar kompanisë të marrë masa për të garantuar strukturën. Me gjasë, rënia mund të jetë edhe më e madhe, siç konstaton emisioni Piranjat.

Kjo është një zhbërje e propagandës dhe e fasadës së Edi Ramës, siç janë të gjitha projektet dhe planet e tij.

E nisur si një aferë, ku pa asnjë konsultim e transparencë i falen mikut të Edi Ramës 80 hektarë truall të portit të Durrësit, një prej pasurive më të mëdha të kombit, Durrës Marina shpejt futi ujë dhe dëshmoi se themelet korruptive të një sipërmarrje janë të pasigurta.

Edi Rama e trajtoi portin e Durrësit si ta kishte kopshtin privat në Surrel dhe u hoqi shqiptarëve asetin më të madh strategjik dhe ekonomik, duke dëmtuar nyjen kryesore të transportit tonë, vetëm e vetëm për interesat e tij personale.

Fundosja e godinave është gjurma e një prej krimeve më të rënda financiare që i është bërë vendit në histori.

Siç kanë zbuluar investigimet gazetareske, miku i Edi Ramës nuk ka investuar deri më tani asnjë qindarkë teksa ka mbledhur dhjetra milionë euro me kontrata nga qytetarët, për apartamentet që do të ngrihen.

Ndërkohë që ka marrë falas një truall që vlerësohet se vlen jo më pak se gjysëm miliardë euro dhe është përjashtuar nga taksat dhe tarifat. Trajtimi i vendit si plaçkë dhe i pasurive publike sikur të ishin të tijat, janë akte të rënda për të cilat Edi Rama herët a vonë do të japë përgjegjësi një më një.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?