Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen
POLITIKE

“E gjete lepurin në ferrë?”, Gjiknuri përplaset me Manjën dhe braktis Komisionin e Ligjeve

P
Piranjat14 July 2026, 11:29 · 3 min lexim
“E gjete lepurin në ferrë?”, Gjiknuri përplaset me

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike ka diskutuar sot edhe Shqyrtimin e projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9244, datë 17.6.2004, “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”, të ndryshuar”.

Mes çështjeve të diskutuara mbi këtë projektligj ishte ndikimi që do të ketë në tokën bujqësore instalimi i impianteve eolike. I pari që kundërshtoi ishte deputeti i PD, Oerd Bylykbashi, i cili u shpreh se këto impiante kërkojnë shpim të tokës dhe vendosjen e një platforme të madhe betoni, që do të dëmtonte tokën.

Tezën e tij e mbroi edhe deputeti i PS, Damian Gjiknuri, i cili bashkë me dy deputetët e PD, votoi kundër për nenin 1 të këtij projektligji dhe më pas kërkoi sqarime nga përfaqësuesit e drejtorisë përkatëse, që nga ana e tyre u shprehën se strukturat do të ngulen direkt në tokë dhe pa struktura betoni.

“Që të vësh një kullë për ‘wind farm’, është 100 metra e lartë dhe nuk ka shans të vendoset pa strukturë betoni. Bëhet fjalë për kulla shumë të larta. Nuk jam i bindur me shpjegimet tuaja”, u shpreh Gjiknuri mes të tjerash.

Debati vijoi edhe në momentin e fundit të votimit të komplet projektligjit, ku Strazimiri kërkoi të vazhdonte me pyetjet mbi paqartësitë, por u kundërshtua nga kryetari Manja. Ky i fundit u përplas edhe me Gjiknurin dhe pas një debati, ky i fundit la mbledhjen.

Strazimiri: Po unë s’kam mbaruar gjimnazin bujqësor. Kam pyetje për ty

Strazimiri: Fakti që në projektligj kanë sjellë edhe shënimin “eolik”, ka një problem këtu. Është një instrument që jepet në dorë edhe të njerëzve të papërgjegjshëm në të ardhmen. Urgjenca që keni për këtë ligj do të thotë se po bëni dëm. Nuk po na lini të sqarohemi

Manja: Në rregull, e gjetët lepurin në ferrë ju të tre (Bylykbashi, Strazimiri dhe Gjiknuri)

Gjiknuri: Një sekondë, sepse nuk u sqaruam, më jep fjalën

Manja hedh për votim ligjin dhe e miraton, teksa votën e Gjiknurit e konsideron si abstenim

Gjiknuri: Do më jepni fjalën apo të largohem fare

Manja: Mund të ikësh, rri te abstenimi ti. Merru me Oerdin

Gjiknuri: Në rregull, po largohem

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.