“E kanë në dorë kryeministrin”/ Berisha: Balluku, Agasi e Beqiri janë “padronët në krim”. Çfarë i tha Lubia në takim Ramës kur SPAK kërkoi arrestimin e saj

Kryetari i PD-së, Sali Berisha në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale u ndal te skandalet e bujshme të qeverisë “Rama”, si “Balluku” apo “AKSHI”. Gjatë fjalës së tij Berisha Balluku, Agasi, Ermal Beqiri, de facto janë padronët në krim të Edi Ramës. Sipas Berishës, Balluku është noterja e krimeve të Ramës. Berisha u ndal edhe te çështja e sistemit TIMS, duke pretenduar se të dhënat e sistemit dhe arkivat e kriminalitetit janë ekspozuar ndaj personave të lidhur me krimin. Ai tha se përgjegjësia për këtë, sipas tij, lidhet me Edi Ramën.
“Padiskutim që qëndrimet e opozitës, janë 8 rezoluta ndërkombëtare që denoncojnë publikisht narkoshtetin, farsën zgjedhore të Ramës, shtypjen e të drejtave kushtetuese të opozitës. Këto skandale kanë damkosur regjimin e Rams. Balluku, Agasi, Ermal Beqiri, de facto janë padronët në krim të Edi Ramës. ndaj dhe PD duhet të bëjë gjithçka për ripërtëritjen e saj. Ketu nuk është fjala e ripërtërisjes të drejtuesve, por një koncept i gjerë. Në radhë të parë funksionim e saj, modernizimin, digjitalizimin e saj. Edi Rama është e shkuara, ndaj duhet të punojmë fort për fituar bindjen. Agasi, Balluku, Beqiri janë padronët, pasi rreth 60-70 % e krimeve të tyre janë porositur nga Rama. Qytetarët shqiptarë duhet ta dinë se Lubi Balluku është noterë, bashkautorë në të gjitha vjedhjet që Rama ka bërë si kryetar bashkie dhe atë e vendosi kryetarë kabineti, gjer sot.
Kur SPAK kërkoi për herë të parë arrestimin e Ballukut, e vërteta është se në prani të Ulësi Manjës dhe Don Agacios (Agasit), Rama bëri përpjekje shumë orëshe për të bindur Lubinë që të jepte dorëheqje dhe të paraqitej. Por në atë takim 5 orësh, ishte Lubia që të hiqte dorë pasi 60% e dosjes së saj ishin dosja Rama. Atë që e kam thënë, e them prapë. Ata të tre e kanë në dorë Ramën. Nuk mundet kurrë të shkarkohej i gjithë sistemi TIMS me arkivin totale të kriminalitetit dhe të dhenve të qindra mln njerëzve të eksportohej në duart e krimit dhe mos të hynte askujt gishti në gjemb. E kam akuzuar Ballën aso kohe, por ai ishte urdhër direkt i Ramës. Është Rama që kontrollon SPAK. Nuk janë këta. Por Rama po. Urdhër arrest janë lëshuar për ndërtuesit, biznesmenët, por jo për politikanët. Kjo e bën SPAK-un të përfshirë.”, tha ai.
Lexo edhe
POLITIKE
“Narkoshteti dhe drejtësia si armë politike”/ Berisha tregon çfarë përcolli në takimet në SHBA: Diaspora, e gatshme për çmontuar këtë reg...

Reforma Territoriale, Braçe nxjerr bllof qeverinë: Nuk është diskutuar me deputetët

Protesta/ Qytetarët nuk e kursejnë deputeten e PS-së: Sara Mile, ke të fala nga burgu i Elbasanit

“Edi Rama frikacak do të çojmë ty në SPAK”, protestuesit vijojnë marshimin në Tiranë: Ju erdhi fundi!

“Organizatorë dhe protestues të jemi një”, qytetarja në revoltën kundër Ramës: Vendimet duhet t’i marrim bashkë, protesta të kalojë në ni...

Revolta kundër Ramës/ Protestuesi: 50% e popullatës në kufirin e varfërisë! Pensionistët marrin 100 mijë lekë në muaj për punën e një jet...

“Korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie”/ Gazment Bardhi: SPAK ende pa asnjë kërkesë për heqjen e imunitetit të Ballukut

“T’i japim besën njëri-tjetrit!”/ Arben Kola thirrje të rinjve: Bashkohuni për Shqipërinë e Re deri në shporrjen e Edi Ramës, koha është ...





