E 'masakruan' në komente për devijimin e hundës, Rama: Nuk e kam nga droga, kanë dashur të më zhdukin nga faqja e dheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj komenteve në rrjet, ku një devijim i hundës është satirizuar si efekt i përdorimit të lëndëve narkotike.
Gjatë një videoje pas mbledhjes së zhvilluar në Pogradec, Rama sqaroi se ajo shenjë ka mbetur si kujtim i sulmit me të cilin është përballur vite më parë.
“Shoh që ka herë pas herë njerëz që merren me hundën time, me këtë asimetrinë. Falë edhe kontributit të algoritmit që ka ndërmjetësuar qenërinë politike të Shqipërisë jashtë këtyre pasqyrave dixhitale me ato që jetojnë në këto pasqyra, vjen ajo ironia e mallit, drogës, shtrembërimit. Ky shtrembërim këtu është shenja që trupi im do ta mbajë gjithë jetën nga një tentativë për të më fshirë nga faqja e këtij dheu ku unë kam lindur, jam rritur dhe jam sot këtu sepse edhe këtë gjurmë s’e kam nga ndonjë arsye tjetër. Por edhe kur nuk kisha asgjë në dorë doja një vend që të rrinte drejt, doja të jetoja në një vend që të mos i bënte bijtë e vet të ulnin kokën kur i pyesnin, është pikërisht për këtë vend që ….duke i qarë hallin për mallin e keq që ka marrë sepse jeni përgjithëshisht më të rinj sesa ajo histori. Nëse ka një histori timen që një ditë mund ta tregoj që është ajo e gjërave që nuk arrita të bëj dot asgjë tjetër", tha ai.
Lexo edhe
POLITIKE
"Qeverisemi nga 'Padrino' i krimit", Lubonja: Nëse humb pushtetin, Rama humb gjithçka

"Dhuratë e madhe"/ Shqiptarët mbushin sheshet prej 86 ditësh, Rama: Protesta na ka sfiduar realisht

Pensionistët përdoren për propagandë/ Luan Baçi: Një rrugë me çakull shitet si adhurim ndaj Ramës

“Nga Bashkëqeverisja te Pasqyra e Shqipërisë”, Zhupa: Edi Rama është bërë i pariciklueshëm, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen dhe qeveri tra...

FOTO/VIDEO- Rama ndërron sërish makinën. Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Përfundon blloku i parë i takimit të Ramës, kush janë 3 ministrat që kanë raportuar

VIDEO/ Takimi me ministrat në Pogradec, Rama nxjerr pamjet, ja çfarë mendimi ka Diella për Mirela Kumbaron

“Rama çdo natë sheh veten në qeli dhe Lubinë pentito”, Berisha ironizon: ‘Pasqyrat’, ‘Diellat’ janë mashtrime, kryeministri i marrë fund...





