Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,... 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ...
POLITIKE

E shpalli "mercenar" Tahir Sinanin, ish-deputeti socialist replikon me Taulant Ballën: Jam pa fjalë, ça lidhje ka protesta në Shqipëri me luftën e UÇK?

P
Piranjat25 June 2026, 18:54 · 3 min lexim
E shpalli "mercenar" Tahir Sinanin, ish-deputeti socialist replikon me

Ish- deputeti socialist Piro Lutaj, ka replikuar me kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili publikoi një dokument duke e quajtur mercenar heroin kombëtar të Kosovës, Tahir Sinani.

Ai thotë se është pa fjalë.

Lutem, a mund të më shpjegojë dikush se çfarë lidhjeje mund të kenë situatat apo protestat në Shqipëri sot, pas gati 30 vjetësh, me angazhimin ose jo të dikujt në formacionet aktive të UÇK-së?

Po mirë, o të dashur, a ka vërtet ndonjë njeri në Shqipëri që t’i besojë dhe t’i referohet perversitetit të ndonjë “plaku” apo Tahos tonë?

Postimi dhe paragjykimi i një liste me emra luftëtarësh, në krye të së cilës qëndron Tahir Sinani, njëri prej ikonave të UÇK-së, hero i tri luftërave për çlirimin e trojeve shqiptare, shtatoret e të cilit ndriçojnë vendin në mes të Prizrenit dhe në mes të kryeqendrës së Malësisë së Gjakovës, qytetit të Bajram Currit, më kanë lënë pa fjalë!

Unë personalisht, për këtë çështje, i bashkohem postimit të bërë dje nga Gjeneral Fatmir Limaj!

Liria ka emër”, shkruan ai.

Ndaj Ballës një ditë më parë reagoi ashpër edhe vajza e Sinanit.

“Sot ti ma vrave për së dyti babën”, ka shkruar ajo, duke kërkuar nga Balla një kërkimfalje publike dhe duke theksuar se emri i Tahir Sinanit njihet dhe respektohet nga mbarë shqiptaria.

Në reagimin e saj, Rugovë Sinani ka kritikuar edhe Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, duke kërkuar që kjo organizatë të fokusohet në mbrojtjen e të drejtave të veteranëve, familjeve të dëshmorëve dhe vlerave të luftës, e jo në përfshirje politike.

Ajo e ka cilësuar si të rëndë faktin që, sipas saj, familja e dëshmorit po përballet me një situatë të tillë afro 25 vjet pas rënies së Tahir Sinanit, duke e konsideruar këtë një fyerje ndaj sakrificës dhe gjakut të dëshmorëve të luftës për liri.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.