“Edhe Dua Lipa qëndrim kundër Ramës”- Partia Demokratike Europiane: PS nuk mund të ndryshojë ligjin për zonat e mbrojtura pas dyerve të mbyllura

Partia Demokratike Europiane ka reaguar pas deklaratave të këngëtares shqiptare Dua Lipa në një podkast me Lea Ypin mbi protestat në Shqipëri kundër Ramës dhe projektin për Sazanin dhe Zvërnecin.
Demokratët Europianë shprehen se edhe Dua Lipa tashmë po thotë atë që qytetarët shqiptarë po kërkojnë prej muajsh, se ligji për zonat e mbrojtura nuk mund të ndryshojë pas dyerve të mbyllura apo pa konsultim.
Demokratët Europianë kërkojnë llogaridhënie dhe respekt për trashëgiminë natyrore nga kryeministri Rama dhe qeveria e tij.
Reagimi i Demokratëve Europianë:
Edhe Dua Lipa tani po e thotë qartë atë që shqiptarët e kanë përsëritur në rrugë prej gjashtë javësh: ligjet për mjedisin nuk mund të ndryshohen pas dyerve të mbyllura, pa konsultim publik. Kjo nuk është një deklaratë e një personazhi të famshëm. Është zëri i një vendi që kërkon transparencë, llogaridhënie dhe respekt për trashëgiminë e tij natyrore. Kryeministri Rama duhet të ndalojë së shpërfilluri këtë zë. Shqipëria po flet. Ka ardhur koha që ai ta dëgjojë.
Lexo edhe
POLITIKE
“Tufa sorrash dhe laraskash”/ Rama i trembur, sulmon protestuesit dhe kufizon komentet

Sot protesta e 43-të kundër qeverisë, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Nga Knesseti në Kashar/ Pesë dritëhijet e piruetës së Ramës me Kanye West

Pse NATO nuk vendosi një datë për samitin në Shqipëri

"Rama nuk është më ‘Baba Zot’’–Aktivisti Tepelena: Është diskretituar në sytë e shqiptarëve dhe botës

Këlliçi: ‘Albanian Files’ ka rrëzuar maskën e Edi Ramës, Europa tashmë e njeh të vërtetën

Rama ndryshon qëndrim para të rinjve: Shqiptarët në protestë prej problemeve të qeverisjes
Rama ia hedh fajin protestave për Zvërnecin: Dezinformimi ka sjellë anulime dhe ka goditur punën e shqiptarëve





