Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,... 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ...
POLITIKE

Edhe ka dorë edhe nuk ka shkollë, por Balluku i zbulon gënjeshtër CNN-it

P
Piranjat24 June 2026, 19:30 · 4 min lexim
Edhe ka dorë edhe nuk ka shkollë, por Balluku i zbulon

Fshati digjet Belinda krihet. E marra e pandehur nga SPAK për manipulimin e një numri të madh tenderash në infrastrukturë, Belinda Balluku ka gjetur kohë ti shërbejë atij që po e mbron nga burgu, duke konkretizuar alibinë se mediat e mëdha ndërkombëtare e keqpërdorin atë që po ndodh në Shqipëri për interesat e tyre. Bela ka ripostuar një kronikë të CNN, që bënte fjalë për  protestën e pronarëve të Kakomesë dhe me kompetencën e një njeriu pa diplomë të shkollës së mesme e ka shpallur “Fake News“.

“Turmat e protestuesve dhe disa video që qarkullojnë në rrjete sociale kanë ndikuar në mënyrën si perceptohet Shqipëria  në disa raste, duke krijuar keqkuptime edhe në media ndërkombëtare.
Madje, edhe media si CNN kanë pasqyruar pamje nga Kakomeja, të cilat janë interpretuar gabimisht si reagim ndaj projekteve turistike. Në fakt, këto pamje nuk lidhen me Sazanin apo Zvërnecin.
Përhapja e informacionit të pasaktë mund të krijojë një imazh jo plotësisht real të Shqipërisë, duke ndikuar në perceptimin publik dhe në klimën e përgjithshme të investimeve dhe turizmit“, ka shkruar ajo.

Por po të shohësh kronikën e CNN, e kupton se gruaja më në hall në Shqipëri, ia fut kot. Aty sqarohet mjaft mirë se këto pamje nuk i përkasin as Zvernecit as Sazanit, por janë në vazhdën e protestave. Këtë e ka sqaruar më së miri në një përgjigje për ballukun gazetari i BIRN, Gjergj Erebara.

“Unë e dëgjova kronikën e CNN e cila konkretisht thoshte se pamjet janë nga një projekt tjetër pa lidhje ne Kushner por rebelimi i popullsisë është “on the heels” të protestave. “On the heels”, do të thotë “menjëherë pas”, kështu që nuk e di se ku e sheh Balluku lajmin e rremë këtu`, ka shkruar ai në Facebookun e tij!

Pas lajmeve të rremE me autobuzë që vinin nga Greqia për të protestuar dhe pas manipulimit të Taulant Ballës, që e mori shefin e zyrës së Reuters në proteste si manifestues serb, kjo e Belës është gafa e radhës e një grupimi që e ka humbur aftësinë për të parë realitetin në sy. Por përtej gafës Balluku ka shkuar më tej duke dashur të shkelë në rrugën e hapur nga Rama. Në më tepër se një rast kryeministri ka pretenduar se CNN ka ekzagjeruar shtrirjen dhe përmasat e protestave dhe ka përcjellë, sipas tij, një narrativë të bazuar pjesërisht në dezinformim.

Gjatë intervistës së tij me rrjetin amerikan CNN lidhur me protestat kundër projektit turistik të lidhur me Jared Kushner në zonën e Zvërnecit dhe Sazanit, Edi Rama kritikoi drejtpërdrejt mënyrën se si CNN po i paraqiste protestat. Ai tha se ishte “impresionuese të ndjeje peshën e lajmeve të rreme që vijnë edhe nga media shumë të respektuara”. Rama vijon të pretendojë se Shqipëria po përballet me një “luftë hibride”, duke këmbëngulur se protesta dhe debati online po amplifikoheshin nga profile të rreme, bot-e dhe aktorë të huaj me interesa konkurruese në Mesdhe. Edhe ushtarja e tij e devotshme, por këtë herë e palecitur ka dashur të zbërtheje këtë direktivë. Por këtë herë nuk e ka gostitur dot shefin më shumë sesa me një gafë./ Lapsi.al

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.