Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Gjirokastër, arrestohet 32-vjeçari që transportonte emigrantin afgan kundrejt pagesës Berisha: Dje në protestë ishte populli demokrat, bëj sërish thirrje për bashkim në mbështetje të revoltës s... Berisha: Raporti i KE damkoste Padrinon dhe Lubinë, opozita ka luajtur rolin e saj për këtë raport Protesta kundër Ramës/ Policia vijon me presionin ndaj rinisë, u vendos gjoba, katër të arrestuar Helmim nga uji në Vlorë? Pas fëmijëve, në spital edhe të rritur me të vjella e diarre Nga siguria e fëmijëve te vjedhja e kartave bankare, ja çfarë i shqetëson shqiptarët në internet Trump i ofron drejtuesit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, White pritet të takohet me pr... “Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: Sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare
POLITIKE

“Edhe kryebashkiaku socialist ishte i ashpër…”, Boçi: Reforma Territoriale ka dështuar, rrezikojmë shpopullimin e vendit

P
Piranjat28 May 2026, 16:00 · 4 min lexim
“Edhe kryebashkiaku socialist ishte i ashpër…”,

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Territoriale, Luçiano Boçi, i ftuar në “Programin e Drekës” në News24, u shpreh se komisioni po zhvillon dëgjesa në disa qarqe të vendit për të mbledhur propozimet dhe shqetësimet e qytetarëve lidhur me reformën territoriale.

Sipas Boçit, shumë qytetarë po kërkojnë krijimin e bashkive të tyre, me argumentin se vetëm kështu mund të marrin shërbimet e nevojshme. Ai ndaloi edhe te deklaratat e kryebashkiakut Zotkaj, të cilat i cilësoi si të forta, por të vërteta.

“Ka qenë i ashpër zoti Zotkaj. Ka shprehur shumë të vërteta, gjë që rrallë ndodh në ambientet tona politike, sidomos kur vijnë nga mazhoranca. Ai ka shprehur dështimin e reformës së vitit 2014 dhe ka kërkuar që Poliçani të qëndrojë si bashki më vete”, tha Boçi.

Ai shtoi se zëra të ngjashëm po vijnë edhe nga bashki të tjera të vogla dhe të mesme, të cilat kundërshtojnë mundësinë e shkrirjes së tyre. Sipas tij, nëse ndodh kjo, rrezikohen shërbimet për qytetarët dhe rritet më tej fenomeni i largimit të popullsisë. Boçi theksoi se pushtetit vendor duhet t’i jepen kompetenca të plota, por edhe mbështetje financiare, duke shtuar se reforma territoriale nuk lidhet vetëm me hartën administrative, por edhe me administrimin dhe funksionimin e njësive vendore.
Në lidhje me procesin e integrimit europian, ai tha se opozita mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, ndërsa vonesat në proces, sipas tij, lidhen me korrupsionin qeveritar.

“Jemi duke bërë dëgjesa për reformën territoriale, në disa qarqe. Qytetarët kërkojnë të krijojnë bashkitë e tyre dhe t’u ofrohen shërbimet. Ka qenë i ashpër zoti Zotkaj. Ka shprehur shumë të vërteta në fakt, që rrallë ndodhin në ambientet tona politike, që të mendosh që vinë nga mazhoranca. Ai ka shprehur dështimin e reformës së 2014 dhe ka kërkuar që Poliçani të qëndrojë si bashki me vete. Këto zëra janë shtuar dhe nga disa bashki që konsiderohen si të vogla dhe të mesme. Nëse ndodh shkrirja e bashkisë, rrezikohen shërbimet dhe qytetarët do të largohen. Shqipëria rrezikon të zbardhet të humbasë atë moshë te re, dhe po rrezikon shpopullim. Misioni ynë është që të ndalin shpopullimin. Pushteti vendos duhet t’i jepen kompetenca të plota, por dhe financa. Reforma territoriale ka brenda dhe administrimin.
Opozita mbështet anëtarësimin në BE. Ngadalësimi i procesit të integrimit është për shkak të korrupsionit qeveritar. Ndërkohë, siç është rasti i Birra Korçës, ku nuk u godit biznesi, por media, News24 në këtë rast.”, tha ai.

Po ashtu Boçi u ndal dhe te debati që pati sot me Maznikun. Ai tha se është përplasje vizionesh. “Ka një nervozizëm nga ana e mazhorancës, pasi nuk i konvenojnë fjalët. Pyetjet që vijnë nga opozita, krijojnë nervozizëm. Ishte përplasje vizionesh.”, tha ai.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.