Edi Rama bën gati ndryshimet e mëdha në qeveri? Ja si përgjigjet Balla

Dita e nesërme pritet të jetë e ethshme për familjen e madhe socialiste, teksa në korridoret e kësaj force politike përflitet se kryeministri Edi Rama do të bëjë ndryshime rrënjësore në kabinetin qeveritar.
Kjo nuk është e konfirmuar dhe gjithçka mbetet në kuadrin e thashethemeve. Pikërisht për këtë, sot u pyet Taulant Balla i cili ndodhej jashtë Parlamentit duke folur për gazetarët. Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste nuk preferoi të japë detaje, por u mjaftua duke thënë:
“Prisni deri nesër se çfarë do të ndodhë. Keni shumë lajme për sot”, tha shkurtimisht ai.
Ndërkaq, mediet e ndryshme kanë raportuar se ndryshimet do të prekin një pjesë të madhe të kabinetit qeveritar, por pa dhënë emra konkretë. Kujtojmë që nesër në orën 9:30 është programuar të zhvillohet mbledhja e zgjeruar Grupit Socialist te Pallati i Brigadave.
Lexo edhe
POLITIKE
Korreshi ironizon Lamallarin: Po të ishte për të do të ‘arrestonte’ pulat që bëjnë vezë

“Mazhoranca solli një raport të paligjshëm për Territorialen"/ Berisha: PD propozon 90-110 bashki dhe rikthimin e komunave

“Ministrat zgërdhihen”, Gjekmarkaj: Po përdoren substanca të rrezikshme ndaj qytetarëve, Lamallari të japë shpjegime

Zhupa ironizon ministrin Vëngu në Kuvend: Je në SPAK, ku janë dy avionët për zjarret! Fondet e Emergjencave i çuat për ahengje!

Tabaku sfidë socialistëve: Qytetarët e kanë me ju, jeni arrogantë! Provoni të ikni njëri nga ju në protestë…

Boçi kërkon zgjatjen e mandatit të Komisionit të Reformës Territoriale: Nuk është kryer as gjysma e punës

Protesta para Parlamentit, shoqërohet një qytetar te 'Rruga e Elbasanit'

“S’ju rrezikojnë vezët e qytetarëve!”, Bardhi me tone të ashpra: Të ndalet dhuna e policisë ndaj protestuesve. Ti Taulant ke frikë kostum...





