Edi Rama lëshon gojën ndaj Dritan Goxhajt: Manipulator, gjysmë taleban e gjysmë mitoman

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish Dritan Goxhajn ish-luftëtar i UÇK-së, i cili një ditë më parë shpalosi kërkesat e protestuesve që kërkojnë largimin e Ramës nga qeveria.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama e cilësoi atë si “manipulator, gjysmë taleban e gjysmë mitoman”.
Rama publikoi një mesazh që sipas tij i ishte dërguar nga një person që ka humbur familjarë gjatë luftës, i revoltuar nga mbështetja që po i jepet Goxhajt në kuadër të protestave.
““Po mos bre mos ja kajni nanën krejt, çfarë komandant i leshit more”… Këto ishin fjalët e një burri me disa të vrarë në familje, që i revoltuar me hosanatë e mbrojtësve të këtij tipit, më çoi dokumentin bashkëngjitur sot në sabah
Ndërsa këto janë fjalët e mia:
Ej, trima, jo për një manipulator gjysëm taleban e gjysëm mitoman, po për krejt botën sikur të ma falin, nuk e hedh një pikë balte unë mbi flamurin e UÇK-së.
Dhe kush bën shaka me ndërhyrjen agresive të Iranit në këtë protestë, do ndihet shumë i turpëruar kur e vërteta të dalë në shesh, pasi e tërë kjo mjegull histerie digjitale të shpërndahet”, shkruan Rama.
Lexo edhe
POLITIKE
Paga mjerane, korrupsion dhe kosto e lartë e jetesës/ Gazeta italiane: Ja pse protestohet kundër Ramës

Intervista në Financial Times/ Rama u thotë qytetarëve: Provoni akuzat ose ikni q...

Sindikatat protestë para Ministrisë së Ekonomisë: Varfëria në rritje dhe kushtet jo të mira

Transporti urban/ Foni: Devijimet e linjave dhe kostot në rritje rëndojnë shërbimin, kërkojmë kompensim

Shpërndau foton e protestuesit dhe i kërkoi të bëhet mik/ I riu “shuplakë” Ramës: Ke shitur Shqipërinë dhe shqiptarët!





