Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh
POLITIKE

Editori i "Albania Files"; u përzgjodh nga Blendi Gonxhe si kurator në bianalen e Venecias

P
Piranjat27 June 2026, 12:30 · 1 min lexim
Editori i "Albania Files"; u përzgjodh nga Blendi Gonxhe si

Disa ditë më parë doli në publik botimi ‘sekret’ i Kryeministri Edi Rama, “Libri rozë” i arkitekturës, i njohur me emrin “The Albanian Files”.

Ky botimi i parashikuar për një rrjet të ngushtë bashkëpunëtoresh dhe investitorësh rrodhi në publik, pasi Rama ja dhuroi me dedikim një gazetareje të huaj, e cila më pas ja shpërndau edhe gazetareve shqiptarë.

Ndërkohë, sipas raportimeve, editorja e këtij libri, Anneke Abhelakh, u përzgjodh si kuratore e Pavijonit Shqiptar në Birnalen e Arkitekturës në Venecia 2025, një projekt zyrtar i shtetit shqiptar.

Komisioner i pavijonit ishte ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja. Propozimi i Abhelakh, me titull “Collective Albanian Architecture” (Arkitektura Kolektive Shqiptare), u shpall fitues pas një konkursi të organizuar nga ministria.

Ekspozita e Bienales, me titull “Building Architecture Culture”, përfshin një numër të konsiderueshëm studiosh arkitekturore që janë pjesë edhe e librit “The Albanian Files”, duke evidentuar një vazhdimësi tematike mes botimit dhe projektit të prezantuar në Bienale.

Ndërkohë, në faqen zyrtare të Pavijonit Shqiptar thuhet se projekti është mbështetur nga sponsorë anonimë, por pa bërë publike identitetin e tyre.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.