Ekskluzive/ Rama zgjedh ish-zyrtaren e PD-së për drejtimin e Agjencisë Kombëtare të Turizmit

Burime të sigurta për Piranjat News bëjnë me dije se dy ditë më parë është emëruar drejtuesja e re e Agjencisë Kombëtare të Turizmit (AKT).
Sipas informacioneve të siguruara nga redaksia e Piranjat News, në krye të institucionit është vendosur Jola Hysaj, e cila më parë ka mbajtur detyrën e Sekretares për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike. Hysaj dha dorëheqjen nga ky funksion në mars të vitit 2026.
Ajo zëvendëson Zana Çelën, e cila drejtonte Agjencinë Kombëtare të Turizmit që prej 9 shkurtit 2023.
Emërimi i Hysajt pritet të ndezë debat në skenën politike, pasi vjen pas angazhimit të saj të mëparshëm në Partinë Demokratike.
Ndoshta kjo lëvizje mund të shihet si një tjetër përpjekje e kryeministrit Edi Rama për të afruar në administratë figura që më parë kanë mbajtur funksione në opozitë./Piranjat News
Lexo edhe
POLITIKE
Zbardhet drafti i PS për hartën e re territoriale, "shkrihen" 15 bashki

“Besa”, “Sorra”, “Korba” dhe “Flamingo”/ Veton Surroi: Gjuha e Ramës të kujton fjalimet e komunistëve pas rënies së murit të Berlinit!...

“‘Balluku’ çështje prioritare. Kontrollet e sotme…”/ A do të dorëzohet kërkesë e re në Kuvend? Drejtuesi i SPAK: Hetimet kanë përparuar! ...

“Agasi kryemafiozi i Shqipërisë. Fluturime në hapësirën e NATO-s…”/ U arrestua në Francë, Berisha: Ermal Beqiri përvetësoi 200 mln euro n...

Serbia, konsullatë në Shkodër/ Marjana Koçeku: Kujt i shërben? Nuk është në përputhje me interesat kombëtare

“Kujdes me Territorialen”, Këshilli i Europës “shuplakë” qeverisë: Mos u hiqni kompetenca bashkive

Mbledhja e Grupit Parlamentar, Braçe zbardh debatet me Ramën: Nuk jam dakord me mënyrën si bëhen emërimet

‘Radari francez kapi Beqirin, ai i Shqipërisë jo/ PD ngre pikëpyetje për arratinë e të kërkuarit’





