Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
POLITIKE

Emigranti nga Londra thirrje diasporës: Atë që s’bëmë dikur, ta bëjmë sot!

P
Piranjat 8 June 2026, 19:52 · 2 min lexim
Emigranti nga Londra thirrje diasporës: Atë që

Një nga zërat e protestës ishte edhe Iliri, një emigrant shqiptar që jeton prej 23 vitesh në Londër, i cili u bëri thirrje bashkatdhetarëve brenda dhe jashtë vendit që t’i bashkohen lëvizjes kundër qeverisë.

Duke folur para protestuesve, ai tha se shumë shqiptarë u detyruan të largohen nga vendi për shkak të politikës dhe qeverisjes ndër vite, ndërsa theksoi se tani ka ardhur momenti që diaspora të rikthejë mbështetjen për qytetarët që po protestojnë në Shqipëri.

“Unë vij nga Londra, një emigrant prej 23 vitesh, i larguar nga qeveria. Sot Shqipëria na do këtu, përkrah jush, në mbështetjen tuaj. Atë që nuk bëmë dot atëherë, ta bëjmë sot dhe të jemi me ju, për Shqipërinë dhe shqiptarët”, u shpreh ai.

Në fjalën e tij, Iliri nuk kurseu akuzat ndaj klasës politike shqiptare, duke deklaruar se si kryeministri Edi Rama ashtu edhe ish-kryeministri Sali Berisha duhet të përballen me drejtësinë përpara qytetarëve.

“Boll më! Rama dhe Berisha duhet të shkojnë në burg dhe t’i japin përgjigje këtij populli”, deklaroi ai, mes duartrokitjeve të protestuesve.

Emigranti nga Londra paralajmëroi se protestat nuk do të ndalen derisa të ketë ndryshim politik në vend, duke theksuar se pakënaqësia qytetare po rritet çdo ditë e më shumë dhe se diaspora duhet të luajë një rol aktiv në këtë proces.

“Kjo protestë nuk ka fund derisa ky të largohet”, përfundoi ai, duke iu referuar kryeministrit Rama.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.