Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin  VIDEO/ Dalin pamjet, momenti kur klani i shqiptarit Klod Cara hedh në erë bizneset Zbardhen mesazhet/ Eksperti i çoi Agasit letrat e ekspertimit të makinës, 3 ditë para se t’ia dërgonte SPAK... Qëlloi me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari Berisha: Balluku, “mur i pakalueshëm” në rrugën drejt BE-së "E kam shoqe të ngushtë"/ Zbardhen mesazhet e Ergys Agasit me izraelitët për Vlora Hysenin: Jemi me fat Lista e krimeve mafioze/ Si Nuredin Dumani mund të shpëtojë me më pak se 10 vite burg pas veprave penale që... “Dashuria nuk matet me gjak”/ Urimi prekës i Çiljetës për Bekon: Ndoshta nuk të kam sjellë unë në jetë, por... Berisha: Raporti i KE damkos Ramën, Shqipëria është diktaturë autoritare “Edi Rama dorëzo pushtetin”/ Protestë para SPAK-ut
POLITIKE

Emigranti thirrje drejtësisë: Veproni siç bëri Kroacia dhe Rumania, i futi në burg kryeministrat!

P
Piranjat 5 August 2026, 21:25 · 2 min lexim
Emigranti thirrje drejtësisë: Veproni siç bëri Kroacia dhe

Një emigrant i ardhur nga diaspora iu bashkua protestës në ditën e 67-të të saj dhe mori fjalën nga podiumi i ngritur përpara Kryeministrisë, ku i bëri thirrje SPAK-ut të veprojë ndaj zyrtarëve të korruptuar, duke marrë si shembull Kroacinë dhe Rumaninë.

Gjatë fjalës së tij, ai tha se kishte ardhur posaçërisht nga jashtë për të marrë pjesë në protestë dhe kujtoi rastet kur, sipas tij, drejtësia në Kroaci dhe Rumani çoi para ligjit drejtuesit më të lartë të shtetit.

“Unë sapo kam ardhur me anije nga jashtë për protestën këtu. Kam vetëm një kujtesë. Kroacia ka futur kryeministrat në burg, njërin për 5 milionë euro dhe tjetrin për 4 milionë euro. Rumania po ashtu ka futur presidentin dhe kryeministrin, i ka hetuar”, u shpreh ai.

Duke iu referuar kryeministrit Edi Rama, protestuesi deklaroi se Shqipëria nuk përfaqësohet nga “800 mijë njerëz”, duke shtuar: “Ky kryeministri karagjoz që kemi ne thotë kam 800 mijë njerëz, por i them se nuk janë ata 800 mijë spiunë Shqipëria.”

Në përfundim të fjalës së tij, ai i bëri thirrje SPAK-ut të ndjekë shembullin e vendeve që, sipas tij, kanë ndëshkuar korrupsionin në nivelet më të larta të qeverisjes.

“SPAK të veprojë siç bëri Kroacia dhe Rumania. Kaq desha me i kujtu, unë jam me ju deri në vdekje”, tha ai.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.