Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha fton partitë për bashkim: Bashkohem që nesër me cilindo që synon largimin e Ramës Sazani, Jared Kushner dhe fitorja e Jon Ossoff/ Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane Mbi 10 ton kokainë/ Banda shqiptare kishte vendosur mbi paketim edhe adresat ku do dërgohej droga Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris: Fitimet janë marramendëse KE e quan të mbyllur vetingun, GJK kthehet në ‘sekretare’ të ONM-së, i shtojnë mandatin dhe rrisin kostot... Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin 
POLITIKE

Emigranti vjen nga Italia në protestë: Ku është Presidenti që s’mbron Kushtetutën?

P
Piranjat 2 August 2026, 20:34 · 2 min lexim
Emigranti vjen nga Italia në protestë: Ku është Presidenti

Në ditën e 64-të të protestës përpara Kryeministrisë kundër qeverisë së Edi Ramës, vijojnë të marrin fjalën qytetarë dhe emigrantë të ardhur nga jashtë vendit, të cilët i janë bashkuar tubimit.

Një emigrant nga Italia, i pranishëm në protestë, ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj qeverisjes, duke kritikuar kryeministrin Edi Rama dhe disa prej përfaqësuesve të mazhorancës.

Ai deklaroi se pas më shumë se tre dekadash emigracioni është rikthyer për të protestuar, duke akuzuar qeverinë për largimin e shqiptarëve dhe problemet me korrupsionin.

“Kam 32 vite në Itali dhe jam këtu sepse ndihem krenar që jam shqiptar. Edi Rama, ti e ke shitur Shqipërinë, nuk je më për këtë popull!”, u shpreh ai.

Emigranti reagoi edhe ndaj deklaratave të ministrit Taulant Balla ndaj protestuesve, duke përdorur tone të ashpra në adresë të tij.

Gjatë fjalës së tij, ai ngriti gjithashtu pyetje për rolin e Presidentit të Republikës, duke kërkuar që institucionet të reagojnë për situatën politike në vend.

“Këtu duhet luftuar korrupsioni. Ku është Presidenti? Ku është që nuk mbron ligjet, nuk mbron Kushtetutën?”, tha ai.

Protesta vijon prej 64 ditësh dhe nisi fillimisht kundër një projekti turistik në Zvërnec, ndërsa më pas u zgjerua me kërkesa dhe kritika ndaj qeverisjes aktuale.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.