POLITIKE

Çeno: Mediat ndërkombëtare po i japin jehonë të pazakontë protestës

Piranjat Përditësimi i fundit 11 Qershor 2026, 09:25

Çeno: Mediat ndërkombëtare po i japin jehonë të

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Enri Çeno deklaroi se zhvillimet rreth projektit të shumëdebatuar në Shqipëri kanë tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare dhe institucioneve amerikane, ndërsa sipas tij po shtohet presioni ndaj familjes së presidentit amerikan për t’u distancuar nga projekti.

Në një intervistë për emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV, Çeno u shpreh se mediat ndërkombëtare po i kushtojnë një vëmendje të veçantë protestave qytetare në Tiranë, duke e konsideruar këtë si një zhvillim jo të rastësishëm.

Sipas tij, disa prej mediave më të mëdha ndërkombëtare, të cilat ai i cilësoi si të orientuara politikisht majtas, po i japin jehonë protestës në Shqipëri, ndërsa në të kaluarën kanë treguar mungesë interesi për çështje të tjera me ndikim global.

Duke komentuar përfshirjen e kompanisë “Affinity Partners”, e lidhur me Jared Kushner, Çeno tha se kompania ka bërë një hap pas në raport me projektin, duke sqaruar se nuk ka qenë e lidhur drejtpërdrejt me procedurat ligjore, nuk ka status investitori dhe nuk është implementuese e projektit.

Çeno shtoi se, sipas informacioneve që disponon, zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë dhe të Departamentit Amerikan të Shtetit kanë nisur të kërkojnë sqarime për të kuptuar më mirë rrethanat që lidhen me projektin dhe akuzat e ngritura publikisht.

Sipas Çenos, nëse çështja vazhdon të marrë vëmendje ndërkombëtare, ajo mund të ndikojë edhe në klimën politike amerikane, në një moment kur garat elektorale paraqiten të ngushta sipas sondazheve.

Është, është një çikë problem të hysh në këto marrëdhënie të dashurore trekëndore... treshe... S'ka asnjë problem sepse janë gjithmonë kur ka ego shumë të mëdhaja, pra ne folëm për George Sorosin, e folëm për Donald Trumpin, që janë ego shumë të mëdhaja, për të përballuar pikërisht këto lëvizje të majtas e të djathtas.

Është diçka, është shumë e koklavitur në vetvete, por ne duhet ta themi qartë që pikërisht, kjo media ndërkombëtare e rëndësisë të madhe... por që asetashohet majtas... bëhet fjalë për pikërisht atë media që disa vite më parë nuk shikonte asgjë në lidhje me pandeminë. Pra, një pandemi mënyra se si u krijua, mënyra se si u operua, pra për këtë media nuk ekzistonte gjithçka. Ndërkohë që kanë zbuluar në një vend të vogël si Shqipëria një konspiracion kaq të madh... dhe janë duke i dhënë hov dhe zë një proteste. Ka dhe vende të tjera ku protestohet nëpër botë... Edhe nuk është e rastësishme që pikërisht të gjitha këto media po i japin një zë të shtuar, të veçantë, pikërisht protestës qytetare dhe paqësore që është deri më tani... protestës në Tiranë.

Dakord, nëse do bëjmë një krahasim historik në vetvete. Por nga ana tjetër, vërejtëm dhe deklaratën e 'Affinity Partners', pra kompanisë së Jared Kushner. Ku ata, pyetjes, disa pyetjeve të gazetarëve ndërkombëtarë iu përgjigjën të cilat nuk janë të lidhur drejtpërdrejt me projektin... Pra kanë bërë një tërheqje pas. Unë kam patur informacione prej kohësh që ata nuk kanë qenë kurrë të atashuar me projektin, edhe pse kemi patur vizitat e Ivankës apo edhe të vetë Jared Kushner, nuk kanë qenë në një farë mënyre të lidhur ligjërisht me procedurat ligjore. Nuk janë as investitorë, pra është kuptuar që investitorët e drejtpërdrejtë janë vëllezër sirianë, dhe nuk janë as implementues të projektit.

Edhe Rama nga njëri krah thotë që nuk ka projekt në lidhje me Nartën dhe nuk është se Jared Kushner është drejtpërdrejt i ndërlidhur. Nga informacionet që unë zotëroj, pra zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë, po edhe zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit, kanë filluar të bëjnë pyetje për të kuptuar të vërtetën jo vetëm nëpërmjet agjencive të tyre ligjzbatuese.

Sigurisht që jemi dhe kontaktuar në lidhje me këtë pjesë dhe është rritur një lloj presioni edhe ndaj presidentit të Amerikës për të bërë të mundur që dhëndri i tij dhe vajza e tij të tërhiqen nga një projekt, ku garanti i këtij projekti është vetë kryeministri i Shqipërisë, dhe kryeministri i Shqipërisë, familjes presidenciale të Amerikës i ul me krimin e organizuar. Pra, në një farë mënyre duke e bërë pis vetë familjen dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës hyjmë në fazën e atyre zgjedhjeve të 'mid-terms' (afatmesme) ku në fakt në të gjitha sondazhet dhe pollet që ekzistojnë, rezultati është mjaft i ngushtë, që mund të bëjë të mundur që edhe një ngjarje e tillë të bëjë që një parti qeverisëse si Partia Republikane në Amerikë mund të humbi dhe zgjedhjet e nëntorit.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan