Erion Braçe: Vendi nuk po qeveriset për shkak të protestave

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar lidhur me debatin e krijuar rreth protestave të opozitës, duke theksuar se ato janë një e drejtë legjitime demokratike, por nuk mund të shërbejnë si justifikim për mungesën e qeverisjes. Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, Braçe i bën thirrje qeverisë të fokusohet te sfidat dhe emergjencat që përballet vendi, duke nënvizuar se detyra e saj është të qeverisë dhe të ofrojë shërbime për qytetarët.
Reagimi i plotë
O le le, o le le! Protesta nuk është qeverisje!
Protesta paqësore është një e drejtë legjitime, element thelbësor i demokracisë. Duhet të mësohemi me të dhe ta pranojmë si të tillë. Natyrisht, një qeveri nuk është rehat me një protestë përballë, por kjo nuk ka rëndësi.
Qeveria nuk është për të qarë protestën apo për t’u marrë me të. Qeveria është për të qeverisur!
Qeverisni! Këtë duhet të bëni: qeverisni!
Po hyjmë në një stinë të vështirë, si nga pikëpamja e motit, ashtu edhe e pasojave që ai sjell, e për rrjedhojë edhe nga pikëpamja e shërbimeve.
Po hyjmë në stinën e nxehtë dhe të thatë dhe fenomeni El Niño, për të cilin po përgatiten shumë vende që nga java e ardhshme, do të na prekë edhe ne me gjithë emergjencat që sjell.
Duhet të qeverisim, të përgatitemi nga pikëpamja mjedisore, veçanërisht për zjarret; nga pikëpamja shëndetësore, veçanërisht për ndikimin te të moshuarit, fëmijët dhe të sëmurët kronikë; nga pikëpamja e punës, për të mbrojtur punëtorët dhe shëndetin e tyre kur punojnë në natyrë; si dhe nga pikëpamja e shërbimeve, veçanërisht për furnizimin me ujë për përdorim familjar dhe bujqësor.
Po hyjmë gjithashtu në sezonin e lartë turistik. Fluksi më i madh vjen tani dhe duhet të jemi gati me gjithçka, përfshirë shërbimet që vitin e kaluar munguan ose nuk funksionuan siç duhet.
Të gjitha këto janë emergjenca!
Në përditshmërinë e qeverisjes duhet të zbatojmë buxhetin. Deri në fund të majit kemi mbledhur më shumë të ardhura, por kemi shpenzuar më pak. Janë para që i mungojnë ekonomisë, punës dhe qytetarëve. Duhet të investojmë!
Ashtu siç duhet të realizojmë edhe angazhimet që kemi marrë. Unë ende pres vendimin për nënat e fëmijëve me aftësi ndryshe. Pres ende vendimin për fëmijët e porsalindur dhe skemën e re, e cila duhet pasuruar me elementë të tjerë, përfshirë edhe zgjatjen e lejes së lindjes.
Janë shumë gjëra për t’u bërë nga ato që jemi angazhuar të bëjmë!
Protesta është në rrugën e saj legjitime; protestuesit po bëjnë punën e tyre. Puna e qeverisë është të qeverisë vendin dhe të shërbejë. Edhe ata që protestojnë duan shërbime, ndërsa janë shumë më tepër ata që nuk janë në protestë dhe që po ashtu i meritojnë ato.
Kjo është puna e qeverisë. Nëse nuk e bën, kot që rri!
Lexo edhe
POLITIKE
Rama fyen dhe sulmon protestuesit: Hajvanë! Po dëmtojnë turizmin

“Rama jep dorëheqjen”- Sot protesta e 15-të, mijëra qytetarë kërkojnë largimin e kryeministrit: Revolucion! Shqipëri e re

Protesta masive për largimin e Ramës, Ilir Ikonomi: Vetëm një njeri i ka mbyllur veshët dhe s’dëgjon, mban peng një popull të tërë!...

Bushati mesazh Ramës: Mund të zvarritesh poshtë karriges, por legjitimiteti yt ka marrë fund

Sot protesta e 14-të kundër Edi Ramës: Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit





