Ish-ministrja socialiste, Ermelinda Meksi, i është bashkuar thirrjes së ish-deputetit socialist, Ilir Zela, për reformim të brendshëm të PS-së dhe nevojën për demokratizimin e strukturave të saj, pas protestave masive që vijojnë prej 25 ditësh në Tiranë.
Meksi thekson se demokratizimi i Partisë Socialiste nuk duhet të mbetet vetëm një slogan politik, por të kthehet në një proces konkret politik dhe statutor, që garanton përfaqësim, legjitimitet dhe vetëkorrigjim të vazhdueshëm.
Sipas saj, rreziku më i madh për një organizatë politike si PS është humbja e aftësisë për t’u vetëkorrigjuar.
Në reagimin e saj, ish-ministrja ndalet te mënyra e zgjedhjes së kryetarit të Partisë Socialiste. Sipas Meksit, modeli “një anëtar, një votë”, në kushtet e mungesës së garës reale dhe pabarazisë së instrumenteve politike, nuk ka prodhuar domosdoshmërisht më shumë demokraci të brendshme.
I bashkohem reflektimit tend Ilir Zela, i cili ngre një çështje thelbësore: demokratizimi i Partisë Socialiste nuk mund të mbetet thjesht slogan, por duhet të shndërrohet në një proces real politik dhe statutor.
Mesazhi kryesor i këtij propozimi lidhet me synimin për të shmangur rrezikun që kërcënon nje organizatë politike si PS, atë të humbjes se aftësisë për t’u vetëkorrigjuar. Një parti që nuk reflekton mbi veten, që nuk hapet ndaj kritikës dhe që nuk rinovon mekanizmat e saj të brendshëm, rrezikon të humbasë lidhjen me anëtarësinë dhe me shoqërinë.
Nëse duam një PS më të hapur, më përfaqësuese dhe më të aftë për t’iu përgjigjur sfidave të kohës, duhet kurajë për t’ju rikthyer atyre parimeve që dikur garantonin ekuilibër, përfaqësim dhe legjitimitet të brendshëm,nepermjet zgjedhjeve e rifreskimit te strukturave te PS cdo 4 vjet.
Asambleja Kombëtare duhet të jetë produkt i vullnetit të delegatëve të Kongresit dhe jo të ndërtohet mbi anëtarësime ex officio që zbehin peshën e zgjedhjes demokratike. Deputetët dhe kryetarët e bashkive kanë përgjegjësi të rëndësishme publike, por ato nuk mund të zëvendësojnë vullnetin e anëtarësisë dhe të forumeve përfaqësuese të partisë. Aq më tepër kur një pjesë e madhe e deputetëve janë produkt i listave të mbyllura, çka e dobëson edhe më tej lidhjen e tyre direkte me bazën.
Po aq e rëndësishme është edhe rishikimi i mënyrës së zgjedhjes së kryetarit.
Përvoja e viteve të fundit tregoi se modeli “një anëtar, një votë”, në kushtet e mungesës së garës reale dhe të pabarazisë së instrumenteve politike, jo domosdoshmërisht prodhoi më shumë demokraci të brendshme. Përkundrazi, ai shpesh u shndërrua në një mekanizëm që forcoi më tej pushtetin e kryetarit mbi partinë. Kryetari duhet të marrë legjitimitetin e tij nga Kongresi, çdo 4 vjet, përmes debatit të hapur, konkurrencës së ndershme dhe përballjes së alternativave.
Partia Socialiste ka nevojë për më shumë kolegjialitet, më shumë debat, më shumë meritokraci dhe më shumë hapësirë për mendimin ndryshe. Vetëm kështu mund të rifitojë energjinë, besimin dhe rolin që historikisht ka pasur në jetën politike të vendit.
Socialistë ne moshe te re dhe me përvojë si ju, por edhe brezi më i ri që mbart energji dhe ide të reja, kanë kapacitetin për të iniciuar dhe udhëhequr këtë proces ripërtëritjeje. Koha kërkon guxim për të ndryshuar dhe mençuri për të ruajtur vlerat më të mira mbi të cilat u ndërtua Partia Socialiste.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
24 Qershor20:52
Floriana Garo: Mediat e Ramës trillojnë, PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
Partia Demokrartike ka reaguar në lidhje me trillimet e disa medieve të kontrolluara nga Edi Rama dhe qeveria, se gjoja Partia Demokratike dhe kreu i ...
POLITIKE
24 Qershor20:22
25 ditë protestë, Begaj thyen heshtjen: E drejtë kushtetuese, nxis dialogun për interesin kombëtar
Presidenti Bajram Begaj ka thyer heshtjen dhe ka reaguar për herë të parë për protestat qytetare të cilat janë sot në di...
POLITIKE
24 Qershor19:30
Edhe ka dorë edhe nuk ka shkollë, por Balluku i zbulon gënjeshtër CNN-it
Fshati digjet Belinda krihet. E marra e pandehur nga SPAK për manipulimin e një numri të madh tenderash në infrastrukturë, Belinda Ball...
POLITIKE
24 Qershor19:27
Ish-zv.ministrja e PS shpërthen kundër Ramës: “Albanian Files” celebrim i pushtetit të tij, kullat po ngrihen me paratë e drogës
Ish-zëvendësministrja e qeverisë së Partisë Socialiste, Irena Beqiraj, ka lëshuar një lumë akuzash të rënda n&...
POLITIKE
24 Qershor19:22
Dritan Goxhaj për Ramën: Kur të kafshon një qen, a kthehesh ta kafshosh?
Ish-luftëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj, ka reaguar pas deklaratave dhe akuzave të kryeministrit Edi Rama, duke thënë se sulmet nd...
POLITIKE
24 Qershor19:04
VIDEO/ Limaj i kthehet Ramës dhe Ballës, me video nga koha e luftës me Tahir Sinanin: Mos prekni themelet e lirisë për interesa ditore
Lideri i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka publikuar një video nga koha e luftës, ku shfaqet së bashku me heroin e kombit, Tahir Sinani.
Përmes nj&...
POLITIKE
24 Qershor18:35
Erion Isai përfshihet në debate me Luçiano Boçin për pelikanin dhe bufin! Deputeti: Ju që shkoni në SPAK tek cili lloj futeni
Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale është shoqëruar me debate të ashpra mes kryeb...
POLITIKE
24 Qershor18:10
Propaganda e Ramës në krizë/ Kur Tirana ta përmjerr Parisin
Në përpjekje të dëshpëruar për të gjetur një fije legjitimitet, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, përball&eu...
POLITIKE
24 Qershor17:59
Kritikat e Ramës ndaj kryebashkiakëve, si strategji për të devijuar vëmendjen nga protestat
Në një takim për infrastrukturën digjitale me punonjës të administratës publike, kryeministri Edi Rama thumboi të më...
POLITIKE
24 Qershor17:52
Gjykata e Lartë ndryshon Kodin e Procedurës Penale dy herë brenda 6 muajsh për të mbrojtur Olta Xhaçkën
Dhionisios Alfred Beleri ka paraqitur kallëzim kundër shtetasve Jorgo Goro etj., si dhe kundër Artan Gaçit, për kryerjen e veprave pe...